PSG eleminon në fund Atalantën/ Neymar shpallet lojtari i ndeshjes, ja çfarë note merr Gjimshiti

12/08/2020 23:53

Një ndeshje dramatike ishte ajo mes Atalantës dhe Paris Saint Germain në Uefa Champions League ku nxori fitues ekipin francez. PSG bëri një përmbysje në 3 minutat e fundit të lojës.

Për Atalantën shënoi Pasalic në minutën e 27. Italianët arritën të ruanin këtë rezultat deri në minutën e 90, ku Marquinhos çon topin në rrjetë pas një asisti të Neymar. Goli i barazimit i jep forcë francezëve për të vazhduar sulmet, ku në minutën e 93, Choupo-Moting shënon golin e fitores për PSG-në.

Neymar u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes ku u vlerësua me notën 9.7. Autori i golit për Atalantën, Pasalic u vlerësua me notën 7.5. Një ndeshje e mirë edhe për shqiptarin Berat Gjimshiti i cili mori notën 6.7. Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte futbollisti i Atalantës, Caldara i cili mori notën 6.0. Më poshtë do gjeni notat e secilit lojtar.

Top Channel