Leipzig-Atletico Madrid është sfida e radhës çerekfinale e Ligës së Kampioneve.

Skuadra e Diego Pablo Simeones këtë vit ka shansin historik për të tentuar triumfin e parë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube ku deri tani ka humbur në 3 finale në 1974, 2014 dhe 2016. Përballë Los Colchoneros do të kenë Leipzig një skuadër pa eksperiencë në Ligën e Kampioneve, por edhe kjo ka të njëjtin shans historik për të fituar titullin e parë evropian për klube. Atletico është i avantazhuar përsa i përket eksperiencës, por deri tani skuadra e Simeones është shfaqur eksperte në raundet kualifikuese me sistem vajtje ardhje, kurse kjo e këtij viti me ekipin gjerman është ndeshje unike, kështu që gjithcka mund të ndodhë.

Diferencat mes dy skuadrave janë të shumta, ajo kryesore është në pankinë. Në njërën anë është Simeone një trajner i sprovuar tashmë dhe Julian Nagelsman, një teknik i ri por me talent. Nagelsmann ndërhyn më shumë se Simeone  dhe i risheh vazhdimisht detajet më të vogla në funksion të skuadrës gjatë ndeshjes. Simeone është më tradicional  dhe e ka të vështirë të ndryshojë lojen dicka që i ka dhënë frytet e saj prej vitesh, por tani me lojtarët që ka mund të bëjë ndrsyhime në lojë të të përpilojë disa plane.

Në këte ndeshje, Simeone duket se do t’i besojë sulmin Marcos Llorentes duke lënë Joao Felix në stol për ta shfrytëzuar gjatë sfidës. Në krahun tjetër, Leipzig ka humbur një armë të fortë si Timo Werner që u transferua te Chelsea. Angelino dhe Dani Olmo pas rifillimit të Bundesligës pas pandemisë kanë rezultuar lojtarët më të spikatur.

Top Channel