E shtunë, 21 Mars 2020
22:15
Kryepeshkopi Anastasi: Vëllezërit dhe motrat e mi të shtrenjtë, rezistencë ndaj pandemisë

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, nëpërmjet një letre u është drejtuar shqiptarëve me një letër. Ai ka kërkuar nga të gjithë që të respektojnë rregullat që janë vendosur.

21:53
Raporti i 24 orëve në Francë, 112 viktima

Europa është thuajse e gjitha në krizë për shkak të Koronavirusit dhe numri i vdekjeve po rritet me hapa shumë të mëdha në shumë shtete.

21:44
Ish-aktorja, tashmë pornostare sheh rritje të ardhurash nga izolimi i njerëzve prej koronavirusit

Aktorja amerikane e filmave për të rritur ka parë një rritje të ardhura teksa audiencat kërkojë largime të vëmendjes gjatë karantinës së koronavirusit.

21:27
Super Lajm nga Manastirliu/ Shërohet edhe pacienti zero

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se është shëruar plotësisht edhe pacienti zero.

21:23
E paragjykonin për zgjedhjen që kishte bërë, njerku merr surprizën e madhe nga vajza që rriti

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme solli në ekranet tona një histori ndryshe nga gjithë historitë e trajtuara më parë. Kjo ishte historia e Gracielës e cila  pas divorcit të prindërve ishte rritur nga njerku, Xhevdeti.

21:07
Koronavirusi vret 27 vjecaren disa ditë pas lindjes, mori infeksionin nga e ëma

Një grua në Poloni që kishte lindur disa ditë më parë është viktima më e re nga epidemia e koronavirusit vrasës, pasi u infektua nga nëna e saj që ishte kthyer nga Italia.

20:59
Frikë tek Milan/ Maldini dhe djali i tij me koronavirus

Drejtori i Milanit Paolo Maldini dhe djali i tij Daniel kanë dalë pozitivi në testin e koronavirusit.

20:52
OBSH me deklaratë të fortë: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm, virusi mund të ju vrasë

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e ka bërë një paralajmërim të qartë për të rinjtë rreth koronavirusit.“Një prej gjërave që jemi duke mësuar është që njerëzit e moshuar goditen më rëndë, por as të rinjtë nuk kursehen”, deklaroi në Gjenevë mjeku Tedros Adhanom Ghebreyesus.

20:40
Çekia kërkon ndjesë për konfiskimin e gabuar të maskave kineze me destiancion Italinë

Ministria e brendshme çeke dhe autoritetet rajonale të Usti nad Labem lëshuan sot një deklaratë ku kërkonin ndjesë për keqkuptimin në konfiskimin e 101,600 maskave dhe respiratorëve dy ditë më parë, që rezultuan një donacion i Kinës për Italinë në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

20:38
Rasti i tretë tek Juventus/ Dybala dhe e fejuara e tij me koronavirus

Paulo Dybala është futbollisti i tretë i Juventusit që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ka qenë vetë sulmuesi argjentinas i cili ka konfirmuar rezultatet e testit teksa ka bërë me dije se edhe e fejuara e tij Oriana Sabatini ka rezultuar pozitive dhe gjithashtu është infektuar me Covid-19.

20:32
Shqipëria në karantinë, zonja: Nuk kam lek të blej ushqime

Qytetarët ditën e sotme u janë drejtuar dyqaneve për të marrë ushqime për fundjavë pasi që nga ora 13:00 ka filluar karantina e izolimit total 40 orësh ku asnjë dyqan nuk do të jetë i hapur dhe askush nuk do të lejohet në rrugë. Këtij orari nuk i kanë shpëtuar as furrat e bukës.

20:24
Kina dërgon 1 milionë maska kirurgjie për Greqinë

Dërgesa e pajisjeve mjekësore nga qevera kineze për Greqinë, pas kërkesës urgjente të qeverisë greke mbërriti sot në Athinë me një avion të linjave Air China.

20:16
A kanë mundësi të gjithë fëmijët të marrin mësime online?

Mësimi online sigurisht nuk është efektiv sa mësimi i drejtpërdrejtë dhe interaktiv që bëhet në bangat e shkollës, por është e vetmja zgjidhje në këtë situatë të pazakontë që po kalon, jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota.

20:03
Ish-laboratori sovjetik i armëve biologjike pretendon se do të ketë gati vaksinën e koronavirusit në qershor

Një laborator sekret e i ish-epokës sovjetike për armët biologjike është duke testuar 13 tipe vaksinash kundër koroanvirusit të ri në disa tipe majmunësh.

20:03
Thirrja e klerikëve/ “Qëndroni në shtëpi, lutuni zotit”

Klerikët shqiptarë kanë bërë thirrje për njerëzit që duhet të qëndrojmë brenda në këtë periudhë të vështirë.

20:00
Kosova mes krizës e virusit/ Numri i të prekurve ka shkuar në 28

Tri javët e ardhshme janë vendimtare për fatin e qytetarëve të vendit karshi pandemisë së coronavirusit.

19:58
Mjeku: Dielli i’u mbron, ekspozohuni në dritare apo ballkon. Mos dilni në rrugë

Mjeku i njohur anestezist, Roland Xhaxho është shprehur se njerëzit duhet të dalin në diell për t’u ekspozuar.

19:36
Ronaldo “vendos” rregullat te Juve, shumë lojtarë kundër sjelljes së tij

Ditët e fundit ka pasur zëra të shumtë mbi faktin që disa futbollistë të Juventusit janë larguar nga Torino gjatë këtyre ditëve për t’u kthyer pranë familjeve të tyre, qoftë edhe pa lejen e klubit bardhezi.

19:36
Koronavirusi infekton 7 familjarë dhe vret 4 pasi u mblodhën së bashku për darkë

Koronavirusi vrasës ka infektuar shtatë anëtarë të një familjeje ne SHBA pasi ata u takuan për darkë, ndërsa deri tani ka vrarë kater prej tyre.

19:18
Vajza e prekur në Shqipëri: Ky virus nuk është shaka, po jua thotë dikush që po vuan pasojat. Nuk e dimë nga e kemi marrë

Kryeministri Edi Rama ka postuar videon e një vajze e cila është e prekur nga koronavirusi dhe ajo ka një mesazh për shqiptarët ku u kërkonë që të qëndrojnë brenda.

19:09
Greqi/ Theu urdhrin për mbylljen e kishës dhe zhvilloi meshën, arrestohet Mitropoliti i Kythras

Mitropoliti i Kythras në Greqi është arrestuar pasi ka thyer urdhrin e qeverisë për të mos zhvilluar grumbullime për shkak të situatës së Koronavirsuit.

19:04
Njoftim i rëndësishëm nga MEPJ: Kush nuk ka mundur të largohet nga Kandaja dhe i mbaron statusi duhet të…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se shtetasve që u mbaron leja e qëndrimit apo viza turistike dhe ndodhen në Kanada dhe për shkak të situatës nuk kanë mundur që të largohen mund të aplikojnë dhe të shtyjnë statusin.

19:02
“Shakaja më e keqe që kam parë”, kritika të ashpra modeles ruse që përdori maskat mjekësore si bikini

Ish-prezantuesja ruse e hokeit ne akull Julia Ushakova është quajtur së fundmi “pa tru” pasi pozoi me maska mjesore të improvizuara si bikini, teksa ndjekësit e quanin “shakaja më e keqe” ne nje kohe kur bota lufton me epipdeminë e Covid-19.

18:54
Zv/presidenti i SHBA-ve do të bëjë testin e Koronavirusit, një pjesëtar i ekipit doli pozitiv

Zëvendëspresidenti i i SHBA-ve Mike Pence, i cili drejton pandeminë  e koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë, thotë se ai dhe gruaja e tij do të bëjnë testet e koronavirusit më vonë të Shtunën pasi u zbulua se një anëtar i këtij ekipi testoi pozitiv.

18:41
Rama kërkon ndjesë për videon e postuar: Rashë edhe unë viktimë e qytetarit dixhital

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për një video të postuar më parë, ku i ishte dërguar atij dhe shprehej se ishte në Spanjë.

18:25
Eksperti i OKB: Kriza e karkalecave do të përhapet, rrezikon ushqimin e 25 milionë njerëzve

Teksa bota lufton pandeminë e koronavirusit COVID-19, miliona njerëz në Afrikë e në Lindjen e Mesme pritet të goditen nga kriza e rëndë e karkalecave të shkretëtirës, për të cilën ekspertët thonë se mund të zgjerohet në masë të paprecedentë prej kushteve të favorshme të shumimit, të shkaktura nga ndryshmet klimatike.

18:16
Çmenduri/ 793 viktima në 24 orët e fundit në Itali

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 4825, që do të thotë janë 793 viktima në 24 orët e fundit.

17:56
Rama poston videon: Tirana siç nuk ka qenë kurrë në jetë të jetëve

Kryeministri Edi Rama ka postuar në “Facebook” një video me dron nga Tirana e boshatisur për shkak të masave të marra si pasojë e frikës nga pandemia koronavirsu.

17:51
Koronavirsu/ Trump tregon ilaçin: Përdoreni në mënyrë urgjente, njerëzit po vdesin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nëpërmjet postimeve në Twitter është shprehur se njerëzit duhet të përdorin HYDROXYCHLOROQUINE dhe AZITHROMYCIN të marra sëbashku pas kanë një shans të vërtetë për të qenë efekti sa i përket koronavirusit.

17:45
Pamje tronditëse nga terapia intensive në Bergamo ku pacientëve të “repartit apokalips” u vihen helmeta ajri për t’i mbijetuar koronavirusit

Pacientët e koronavirusit shihet të rreshtuar në shtretër pas murit e në helmeta fluske në një spital në Bergamo teksa mjekët paralajmerojne që karantina e qyteteve të tjera evropiane të merret serizosht.

17:41
Bosnje Hercegovina dhe 5 shtete të tjera konfirmojnë vdekjet e para nga Koronavirusi

Disa shtete kanë konfirmuar sot vdekjet e para sa i përket pandemisë botërore Koronavirus. Vendi më i afërt me ne është Bosnje Hercegovina e cila ka 93 raste të prekura, por vetëm sot është regjistruar vdekja e parë.

17:23
Britani/ Qeveria do të paguajë deri në 80% të pagave për punëtorët

Qeveria e Britanisë ka dalë në vendimin se do të paguajë pagat e punonjësve të cilët nuk do mund të punojnë për shkak të pandemisë koronavirus.

17:15
Senatori amerikan që dinte për pandeminë shiti aksionet personale

Shefi i Komisionit të Inteligjencës dyshohet për abuzim me informacione të brendshme për krizën e Covid-19, duke shitur aksionet para rënies së tregjeve

17:06
Nga 23 marsi ‘mbyllen’ fluturimet civile në aeroportin e Rinasit, vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimet

Aeroporti i Rinasit nëpërmjet një deklarate ka bërë me dije se duke filluar nga 23 marsi do të ndërpriten të gjitha udhëtimet e avionëve, duke bërë vetëm disa përjashtime.

17:04
Sistemi i frikshëm i kontrollit në Singapor ndjek rastet e mundshme të koronavirusit para shfaqjes së simptomave

Zyrtarët në Sindapor po përpiqen të qëndrojnë një hap para epidemisë së koronavirusit duke përdorur aplikacione dixhitale gjurmimi dhe grupe detektivësh për ndjekjen e atyre që kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar.

16:51
Më në fund ndërgjegjësohen shqiptarët, rrugët bosh

Sot është dita e nëntë që është vendosur karantinë kombëtare dhe më në fund rrugët e Tiranës janë bosh, pa lëvizje njerëzish ku të vetëm që shikohen janë policia, ushtria dhe ato makina që e kanë të domosdoshme të jenë në rrugë.

16:45
Pas Italisë frikëson edhe Spanja, 285 viktima vetëm sot

Spanja po frikëson po aq sa Italia sa i përket numrit të lartë të viktimave për shkak të Koronavirusit.

16:42
Covid-19/BE u bën thirrje vendeve të zgjidhin problemin e trafikut të personave dhe furnizimeve në kufij

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se masat e rrepta që vendet kanë marrë në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (Covid-19) kanë shkaktuar probleme intensive të trafikut në kufij dhe kanë vendosur në vështirësi njerëzit dhe furnizuesit e produkteve.

16:35
Mësimi nga shtëpia, Shahini publikon udhëzuesin për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar së fundmi udhëzuesin për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë.

16:32
“Ti kurrë nuk do të jesh vetëm”, Rama publikon videon nga ndihma që po u jepet të moshuarve

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video ku shikohet ndihma që po u jepet të gjithë të moshuarve në çdo cep të vendit.

16:24
Policia i përgjigjet apelit të Top Channel, gruaja e sëmurë shoqërohet për në banesën e saj

Një grua e sëmurë dhe bashkëshorti i saj kishin mbetur në qytetin e Durrësit dhe nuk kishin me çfarë të shkonin në shtëpinë e tyre në fshatin Arapaj.

15:59
Fotot/ Autostrada Tiranë-Durrës nën kontrollin e ushtrisë

Respektimi ndalim qarkullimit në autostradën Tiranë Durrës është duke u monitoruar nga ushtria shqiptare.

15:52
Policia shpërndan qytetarët me forcë në Spanjë, Rama publikon videon: Zgjidhni e merrni…

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një video të publikuar në Facebook ka dhënë një mesazh për të gjithë ata persona që nuk binden urdhrit për të qëndruar në shtëpi në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

15:34
Shpresë nga Spitali Infektiv, pacienti i shëruar nga CoVid-19 niset drejtë shtëpisë

I shëruari i parë shqiptar nga koronavirusi pasditen e sotme ka lënë ambientet e spitalit infektiv në Tiranë ku prej disa ditësh luftoi me virusin vdekjeprurës.

15:24
Nga sot mund ta keni Digitalb në shtëpi vetëm nëpërmjet një telefonate, për pagesën mos u shqetësoni…

Nga sot Digitalb ofron një mundësi të shkëlqyer për t’ju gjendur sa më pranë qytetarëve në këto ditë ku është gjithmonë e më e rëndësishme të qëndrojmë në shtëpi.

15:13
Infermieret veshin qese mbeturinash për vetëmbrojtje në spitalin e tejmbushur nga koronavirusi

Infermiert e një spitali në Britani janë fotografuar të veshura me qese plastike në kokë e në trup teksa spitali Northwick Park në Londër ka shpallur emergjencën prej mbushjes së të gjtihë shtetërve të kujdesit intensiv nga koronavirusi.

15:04
40 raste të reja me Covid-19 në Kroaci, ndërtohet spitali fushor pranë atij në Zagreb

40 raste të reja të prekurish nga koronavirusi u regjistruan në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit.

15:01
‘Ferr’ dhe në Spanjë, 300 vdekje në 24 orë

Pas Italisë, edhe Spanja po përjeton një shpërthim të shfrenuar të epidemisë.

14:56
Drejtori i Policisë së Shtetit për Top Channel: Askush nuk do të tolerohet, ndëshkim për këdo që shkel urdhrat

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu me anë të një interviste për Top Channel ka bërë të ditur se askush nuk do të tolerohet për sa u përket urdhrave që janë ndërmarrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

14:55
”Nuk ka virus që i ndalon shqiptarët”/ New York izolon banorët në shtëpi, por shqiptarët nuk binden

Shteti i Nju Yorkut iu bashkua një ditë më parë Kalifornisë duke urdhëruar pothuajse të gjithë banorët e tij të qëndrojnë në shtëpi.

14:41
Benfica jep ndihmën, 1 mln euro për pajisje mjekësore

Benfica i bashkohet luftës kundër coronavirusit. Klubi portugez në bashkëpunim me Bashkinë dhe Universitetin e Lisbonës vendosi të dhurojë 1 milion Euro për blerje të materialeve mjekësore si respiratorë, maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Portugalisë.

14:35
Shkon në 85 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 85 persona.

14:32
Napoli nuk bindet, do të nisë stërvitjen në 25 mars

Napoli do të jetë skuadra e parë e Serisë A që do të rinisë punën pas ndërprerjes së saj për shkak të emergjencës coronavirus.

14:28
Dorëzohen dhe britanikët, mbyllen pub-e e restorante, ekspertët: Distancimi social, shpëtimi i vetëm!

Bare, pub-e, restorante e teatro po mbyllen në mbarë Britaninë mes përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

14:27
Studentët vullnetarë i bashkohen mjekëve që po luftojnë koronavirusin

Studentët e vitit të gjashtë dhe të pestë në fakultetin e Mjekësisë janë thirrur nga Ministria dhe Rektorati të ofrojnë ndihmë në këtë situatë të krijuar nga Covid-19 në vendin tonë.

14:19
Masat kundër CoVid-19/ Nis urdhri i “izolimit” për fundjavën, Ushtria zbarkon në rrugë për kontroll

Tashmë që prej orës 13:00 ka hyrë në fuqi urdhri i ri për të ndaluar çdo lëvizje të qytetarëve dhe automjeteve deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës.

14:10
Ndryshimi i orareve/ Policia e Shtetit sqarim për qytetarët: Ja kush do lejohet të qarkullojë me makinë

Nisur nga pyetjet e shumta drejtuar Policisë së Shtetit nëpërmjet adresave zyrtare të vëna në dispozicion të qytetarëve, sqarojmë se:

14:10
(VIDEO)/ ”Sherr për bukën”, turmë njerëzish në rradhë përballë furrës në Korçë

”Çudirat” nuk kanë fund në vendin tonë!

14:04
Dy pacientët e shëruar bëhen gati të lënë spitalin, Manastirliu përgëzon mjekët e infektivit

Tiranë – Dy pacientë, kontakte të rastit zero të cilët pas ritestimit të dytë dolën negativë, po bëhen gati të lënë spitalin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me mjekët e infektivit ka ndarë lajmin e mirë me publikun.

13:49
Shahini informon mbi vlerësimin e nxënësve, transmetimet e orëve mësimore, platformat e klasave virtuale

Ministrja Besa Shahini, përmes komunikimit të radhës me video-mesazh, njofton se tashmë ka përfunduar edhe udhëzuesit për mësuesit me qëllim vlerësimin e njohurive të nxënësve gjatë kësaj periudhe që mësimi po zhvillohet në kushtet e shtëpisë.

13:47
BE-ja i thotë Thaçit se një përfaqësues i posaçëm nuk është emëruar ende

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, e kanëmohuar se BE-ja e ka emëruar ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak si përfaqësues special, siç ka njoftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

13:44
Trump përplaset me reporterët për koronavirusin: Si s`keni turp?

Donald Trump u përplas me gazetarët gjatë konferencës së tij të përditshme ku raportohet mbi situatën për koronavirusin, duke shkuar aq larg sa ta quante korrespondentin e NBC News Peter Alexander një “reporter të tmerrshëm”.

13:38
Video/ I riu në Tiranë shpejtësi dhe ngritje gome motori në kohë Koronavirusi

Në zonën e Astirit, kur kishin mbetur 60 minuta nga nisja e urdhrit, të ndalim qarkullimit 40 orësh, një i ri nuk e kurseu ecjen me shpejtësi skëterre me motorin e tij shumë kubikësh.

13:36
Voltana Ademi: Respektoni masat parandaluese! Me besim dhe me durim, do t’ia dalim

Një mesazh vjen nga kretarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, rreth situatës aktuale në vend, të cilën e cilëson të rëndë dhe tepër serioze duke shtuar se mosrespektimi i masave parandaluese do të jetë një rrezik për të ardhmen tonë dhe të familjarëve tanë.

13:25
“Ujë e gaz lotsjellës kundër shkelësve tradhtarë”, Rama paralajmëron qytetarët e pabindur: Do ta pësoni keq, por merrni në qafë popullin

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata persona që do të guxojnë të shkelin rregullat kundër CoVid-19, se do të përballen me forcat e policisë të cilët i mbështet deri në përdorimin e gazit lotsjellës ndaj tyre.

13:23
Dasmë në kohën e koronavirusit: Çifti spanjoll martohet në dritare!

Planifikimet e pothuajse një vit, shkuan dëm: lulet e freskëta që do të mbushnin vendin, tabelat e vogla me emrat në secilën prej 190 tryezave dhe padyshim, rregullimet e bëra fustanit të nuses.

13:22
Meta në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve në Durrës, të kthyer në një qendër karantinimi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga Këshilltari i Tij për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi vizitoi sot paradite Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, të kthyer në një qendër karantinimi për shkak të pandemisë COVID 19.

13:18
“Vlonjatët do dalin të shajnë nga motra koronavirusin…” Rama tregon batutën: Nga sot deri të hënën asnjë hap nga shpia

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një komunikimi “Live” në Facebook ka thënë se duke filluar nga ky moment deri të hënën në orën 5 të mëngjesit nuk do të lejohet asnjë lëvizje në rrugë.

13:16
Më në fund një lajm i mirë!/ Kompania CureVac: Vaksina del në vjeshtë!

Kreu i firmës bioteknologjike gjermane në Tybingen, CureVac, Franz Werner Haas ka bërë të ditur, se nga vjeshta është i mundur furnizimi i dhjetëra mijëra vetëve me një vaksinë kundër virusit Corona.

13:09
Masat kundër CoVid-19/ Rama: Orari 05:00-13:00 do të vazhdojë përgjatë javës

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një deklarate “Live” në Facebook ka njoftuar se fasha e orarit të lëvizjes 05:00 deri në orën 13:00 do të vazhdojë përgjatë javës së ardhshme.

13:08
Edhe NBA drejt uljes së pagave, efekti në financa

Coronavirusi i përhapur në mbarë botën detyron institucione e klube sportive të ndërmarrin masa drastike në aspektin financiar.

13:03
Arrestohen tre persona pasi organizuan faljen e namazit në shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Gjilanit janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët “në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit” duke mos përfilluar kështu masat që janë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

13:01
Në spitalin e luftës/ Reportazhi me pamjet e rënda në spitalin e Bergamos

Po bëjnë një luftë këtu dhe po e humbin; kështu nis videoja që Sky News ka realizuar brenda spitalit të Bergamos ku mjekët luftojnë për të shpëtuar të sëmurët me koronavirus, por fatkeqësisht, jo gjithmonë me sukses.

12:56
Kinemaja në banesë/ Sugjerimet për filmat që mund të ndiqni nga shtëpia

Që pas vendimit të karantinimit të parat që u mbyllën ishin institucionet e artit dhe kulturës. Teatrot më të mëdha të botës mbyllen dyert, po ashtu tek dera e kësaj kinemaje në vendin tonë shohim një dryn.

12:49
Përmirësohet gjendja e nënës së Ronaldos, lirohet nga spitali

Nëna e Kristiano Ronaldo, u shtrua me urgjencë në spital në datën 3 mars, pas një goditje cerebrale në tru.

12:48
Fëmijët që mbetën pa mësim/ Në fshatra nuk ka rrjet dhe kompjutera

Mësimi online sigurisht nuk është efektiv sa mësimi i drejtpërdrejtë dhe interaktiv që bëhet në bangat e shkollës, por është e vetmja zgjidhje në këtë situatë të pazakontë që po kalon, jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota.

12:36
CoVid-19/ Afron ora e mbylljes së bizneseve, ja si u mbush me njerëz sot Tirana

TIRANË- Në rrugët e kryeqytetit ka ende qytetarë të cilët nuk janë ndërgjegjësuar  për virusin COVID -19.

12:36
Katër shtete të fuqishme në SHBA lëshojnë urdhërin: Qëndroni në shtëpi

Nju Jorku dhe Illinois, të premten u janë bashkëngjitur Kalifornisë me kërkesën ndaj dhjetëra miliona njerëzve të qëndrojnë në shtëpi si masë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

12:17
Rritet numri i të infektuarve në Gjermani

Numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në Gjermani brenda një dite është rritur për 2.705 persona.

12:11
CoVid-19/ Qytetarët grumbullohen në tregje, Basha: Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!

Ditën e sotme është vërejtur një shkelej e madhe nga qytetarët të cilët kanë dalë në rrugë apo në tregje duke u bërë kështu një rrezik për përhapjen e CoVid-19.

12:03
Italia si Koreja e Jugut: Testim masiv i popullsisë!

Një numër i madh pacientësh kanë mbushur spitalet në Spanjë dhe Itali ndërsa numri i vdekjeve në rang global e ka tejkaluar shifrën prej 10 mijë personash.

11:58
SHBA e pakënaqur me vendimin e Kurtit: Kërkon të fitojë kohë!

Qeveria amerikane i ka konsideruar të pamjaftueshme masat e marra nga Qeveria e Kosovës për heqje të tarifës 100 për qind në lëndën e parë në prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

11:54
Lëvizje në oraret e ndaluar, gjobiten 190 persona! 98 shoferëve u hiqet patenta

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 98 shoferë që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, si dhe është arrestuar në Kavajë K. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

11:52
Izolohet edhe legjenda braziliane, Pele

Legjenda e futbollit, Pele, tashmë në moshën 80-vjeçare, ndodhet në shtëpinë e tij në Guaruja, në përpjekje për t’iu shmangur prekjes nga Koronavirusi, pasi bën pjesë në grupin e njerëzve më të rrëzikuar nga kjo sëmundje.

11:45
Koronavirus/ Rritet bilanci në Greqi, shkon në 13 numri i viktimave

Është rritur bilanci në Greqi, ka shkuar në 13 numri i viktimave për shkak të virusit Covid-19, ku 3 të vdekur janë shënuar vetëm ditën e sotme.

11:29
As në Kamëz nuk pyesin për CoVid-19, qytetarët mbushin rrugët dhe tregun e fruta-perimeve

KAMËZ- Qytetarë të shumtë duke qenë se qeveria ka vendosur që tregjet dhe shumë biznese të tjera të jenë të hapura deri në orën 13:00 dhe më pas do të rihapen vetëm të hënë, kanë nxituar që të blejnë gjërat e nevojshme.

11:27
Çfarë duhet të bëni nëse keni pasur kontakte të ngushta me dikë që ka COVID-19?

Në rast se keni pasur kontakt me dikë që është i infektuar me COVID-19, kjo është këshilla që jepet nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve:

11:26
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë del pozitiv në testin e koronavirusit

Një pjesëtar i zyrës së nënpresidentit amerikan, Mike Pence, është infektuar me koronvirusin e ri. Ai është testuar dhe ka dalë pozitiv.

11:23
Numri 127 është i zënë? Rama tregon numrin tjetër ku mund të telefononi për urgjencat shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur një linjë këshilluese falas, për të mos mbingarkuar 127-ën, numri i emergjencës kombëtare për Covid-19.

11:10
Shkon në 76 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, 4 në terapi intensive

6 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë.  Së fundmi janë kryer 46 testeve për COVID-19 dhe nga këto vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitiv duke e çuar në 76 numrin e përgjithshëm të të prekurve.  

11:02
Koreja Veriore hedh dy predha në “Detin e Japonisë”

Koreja Veriore ka hedhur dy predha në detin e njohur si “Deti i Japonisë” të shtunën në mëngjes, ka njoftuar ushtria e Koresë Jugore.

10:58
Vdes ylli i muzikës amerikane Kenny Rogers

Ylli i muzikës amerikane Kenny Rogers ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, siç është bërë e ditur nga familjarët e tij.

10:56
Policia-qytetarëve: Respektoni kufizimet, nuk do të ketë asnjë tolerim

Policia e Shtetit vjen me një njoftim për të gjithë qytetarët, në lidhje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

10:54
Dy pacientët e parë të shëruar, Yuri Kim: Shqiptarë do të thotë kurajo, besnikëri e këmbëngulje pavarësisht rrethanave!

“Shqiptar = kurajo, besnikëri, këmbëngulje pavarësisht rrethanave!” ky ka qenë reagimi i ambasadorës amerikane Yuri Kim në momentin që është dhënë lajmi se dy pacientë të prekur nga koronavrisui në Shqipëri janë shëruar.

10:44
Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran

Irani ka njoftuar edhe për 123 vdekje nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 1.556, raporton Reuters.

10:42
Ndihma humanitare nga Kina për Greqinë/ 550.000 maska, aspiratorë dhe mjete të tjera mjekësore

Një ndihmë humanitare vjen nga Kina drejt Greqisë. 550.000 maska dhe materiale të tjera kanë mbërritur ditën e sotme në Athinë, më një avion të Air China.

10:40
Edhe në Durrës thyhen rregullat/ Qytetarët nuk pyesin për CoVid-19, “dynden” në rrugët e qytetit

DURRËS- Edhe pse në qytetin bregdetar të Durrësit, është shënuar një nga dy viktimat e koronavirusit në Shqipëri, qytetarët vijojnë të mos binden dhe të mos ruajnë veten e të tjerët.

10:34
Situata me CoVid-19/ Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor: Sindikatave simotra të monitorojnë duke asistuar në zbatimin e ligjit

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka konfirmuar gatishmërinë për të trajtuar e për ti shërbyer maksimalisht çdo të sëmuri që ka nevojë për këtë ndihmë.

10:25
‘E rëndësishme të dhurojmë gjak’/ Meta: Kjo është një krizë e re, respektoni të gjithë kufizimet e vendosura

Presidenti i vendit, Ilir Meta, mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, që organizohet në ambientet e Katedrales Katolike ‘Shën Pal’ në Tiranë, në ndihmë të fëmijëvë talasemikë.

10:22
Tiranë/ Qytetarët thyejnë rregullat kundër CoVid-19, mbushen trotuaret në Yzberisht

TIRANË- Qytetarët në Tiranë vijojnë të mos i zbatojnë aq sa duhet rregullat për të ndenjur në shtëpi dhe për të mos lëvizur në rrugë, në kuadër të masave të ndërmarra për frenimin e përhapjes së CoVid-19.