Qoftë duke udhëtuar mes fushave të gjera të Afrikës apo bimësisë ujore të lumenjve të Tailandës, kur Michael Poliza del për të eksploruar botën, ai zbaton vetëm një parim: Mos merr asgjë përveç fotove, mos lër asgjë përveç gjurmëve të këmbëve.

Gjatë dy dekadave të aktivitetit të tij, Poliza ka udhëtuar në rreth 180 vende për të kapur imazhe vibrante e shpirtërore, të fokusuara në momente intime të kafshëve apo në panoramat më të padokumentuara të botës.

Kapja e këtyre momenteve të veçanta kërkon durim dhe mirëkuptim të ritmit të paparashikueshëm të botës së egër.

Një ditë në 2011, duke fluturuar mbi parkun kombëtar Purnululu në perëndim të Australisë, Poliza dhe piloti i tij i helikopterit u mahnitën nga një formacion shkëmbor në formë hoje bletësh aq sa nuk vunë re që po shkonin drejt një stuhie.

“Drita vinte nga e majta  dhe kisha një derë të vogël të helikopterit që nuk mbyllej prandaj më hynte shiu brenda. Ishte një pasdite e frikshme por jo e shkuar dëm”, thotë Poliza.

62 vjeçari nuk ka qenë gjithmonë fotograf. Ai e nisi si aktor kur ishte fëmijë në Hamburg, Gjermani, para se të krijonte disa kompani IT në epokën e lulëzimit të internetit, të cilat vendosi t’i shesë në 1997, për t’u nisur në eksplorim të botës.

FOTO GALERI
1/11
Poliza mori këtë foto me helikopter të vullkanit islandez Mælifell te veshur me myshk

Top Channel