Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar dhe në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel për të folur për detin. Kryeministri Rama sqaroi opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje aktuakisht dhe se fjala marrëveshje është e ndarë nga 12 miljet.

‘Nuk ka asnjë marrëveshje. Për të pasur një marrëveshje duhet pasur një grup negociator. Pas negociatave, marrëveshja duhet të kalojë në Kuvend dhe pastaj te presidenti.

Ju them që mos mbyteni me një lugë ujë. Se ka edhe nga ata që më shkruajnë se erdhi fergata greke në Himarë. I them atij, se maksimumi është Monika me kanoe që i është dukur fregatë greke’- tha kryeministri Rama.

Top Channel