TIRANË–  Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Open” ka treguar dy herët që ka folur në telefon me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në fjalën e tij, Rama shtoi se është i gatshëm që të dialogojnë me çdo fqinj për të zgjedhur të gjitha mosmarrëveshjet.

“Kam folur 2 herë me kryeministrin grek. Herën e parë më mori kur ra tërmeti. Ka qenë ndër të parët që më ka marrë dhe më ka thënë çfarë duhet të bëjë unë.  Ai çoi forcat e kërkim shpëtimit. Dhe herën e dytë kur jam konsultuar në fazën e dytë të koronavirusit. Këto janë dy bisedat e mia me kryeministrin grek. E kam takuar edhe në ndonjë rrethanë në këmbë, në OKB dhe një takim në Athinë kur nuk kemi folur asnjë sekond për këtë çështje.” tha Rama.

Top Channel