Rama në Shkodër e Lezhë, inspekton punimet për ujësjellësin, bypass-in dhe shkollën

11/09/2020 01:22

Kryeministri Edi Rama ishte të enjten në Malësinë e Madhe, Shkodër dhe Lezhë ku inspektoi punimet në ujësjellës, rrugë e shkolla.

Rama gjatë vizitës në Shkodër akuzoi kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi për mungesë të punës në këtë bashki.

“Që të ketë besueshmëri kryetarja e Bashkisë këtu se nuk dua të bëj polemika me atë, por është e pamundur ti shmangësh lidhur me bezdinë që krijon për të parë, duhet të provojë që syri i saj që shqetësohet duke parë atë Zimbabve që ka lënë në hyrje dhe pasi ta pastrojë atë dhe të japë një provë që syri i saj sheh dhe shqetësohet kur i prishet niveli i horizontit për të parë të ardhmen atëherë mund ta diskutojmë.

Po ta diskutojmë për ta bindur që këtu nuk bëhet fjalë për të bërë një rrugë, as për të bërë një shëtitore, por për të ndërtuar një bypass të qytetit që është dhe digë mbrojtëse nga përmbytjet. Në këtë pikë kjo temë nuk është e sotme, kjo është diskutuar qysh në kohën që qeveriste partia e zonjës kryetare. Në këtë pikë sugjerimi i specialistëve në atë kohë dhe në këtë kohë është i vetmi për tu ndjekur, Ndërsa syri i shqetësuar i Voltanës duhet të japë prova që meriton përgjigje. Sepse kur sheh atë Zimbabve atje të rrëqethet mishi”- tha Rama.

Top Channel