“Bëmë baba të të ngjaj”/ Djali i Schwarzenegger, kopje e të atit

10/09/2020 18:23

Djali jashtë martese i Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena, është kopje e të atit!

Jo vetëm nga pamja e jashtme dhe fiziku, por edhe për nga pasionet që ka. Ai shpenzon shumë kohë në palestër, ndërsa trupi i afron shumë me strukturën muskuloze të të atit në rini. Periudha e karantinës i ka prirë në mënyrë të veçantë të riut 22 vjeçar, sepse ka pasur kohë të stërvitet akoma edhe më shumë dhe tani shfaqet në një formë fizike të jashtëzakonshme!

Baena është fryt i një lidhjeje që aktori i famshëm pati me shërbyesen e tij meksikane, Mildred Baena, e cila ka punuar për Shvarzenegger për 20 vjet. Gjatë kohës së marrëdhënies së tyre, ylli hollivudian ishte ndërkohë i martuar. Lajmi se Arnold kishte një djalë të paligjshëm doli për herë të parë në 2011-tën, kur djali I kishte mbushur sakaq 14 vjeç.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel