Pas investigimit të emisionit Fiks Fare , që u transmetua për dy netë me radhë në ekranin e Top Channel, ka reaguar edhe laboratori BIO-V i cili nxori pulën e larë në ujin e ndotur të Lanës, pa ngarkesë bakteriale.

Në përgjigjen që përgjegjësja e këtij laboratori dha për emisionin Fiks Fare tha se ” Kemi marrë kampion muskulin e pulës”, ndërkohë pyetjes së gazetares se përse nuk i janë bërë analizat pulës në tërësi, përgjegjësja anashkaloi disa herë pyetjen pa dhënë asnjë përgjigje.

E pyetur për prezencën e znj.Elvira Beli si analiste, ajo pranoi se Znj Beli punon në laboratorin BIO-V, por ka vajtur edhe si vlerësuese e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit në këtë laborator.

Duke hedhur poshtë kështu përgjigjen që drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit dha për Fiksin, ku mohonte që znj Beli ishte pjesë e organeve të vlerësimit të DPA-së.

Institucioni i cili autorizon këto laboratore për të kryer analiza është Ministria e Bujqësisë, kjo e fundit nëpërmjet drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe Përpuethshmërisë në Bujqësi , Ushqim dhe Zhvillim Rural, z. Arjan Jaupllari, sqaroi në një intervistë për Fiksin se laboratori BIO-V ka qenë i autorizuar nga ministria për të kryer disa analiza të cilat laboratorët shtetërore nuk i kryejnë dot.

Ai pohoi se kërkesa për riautorizim nuk i është miratuar këtij laboratori, pasi ky i fundit është pa akreditim.

Për skandalin e publikuar në emisionin Fiks Fare reagoi edhe ish ministri Edmond Panariti, i cili me një status në rrjetin social Facebook, thekson se Fiksi solli një rast skandali dhe se shteti duhet të reagoi ndaj këtyre laboratorëve.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel