Viti i ri shkollor/ Ministrja Shahini zhvillon konsultim me Parlamentin e Nxënësve

10/09/2020 17:24

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e “Parlamentit të Nxënësve” të Shqipërisë.

Duke e konsideruar “Parlamentin e Nxënësve” si partnerin më të rëndësishëm në përpjekjet e MASR për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe eksperiencën shkollore të secilit nxënës, Ministrja Shahini shprehet gjatë bashkëbisedimit të sotëm ajo është informuar për “angazhimin që ata kanë marrë përsipër në përcjelljen e mesazheve kyçe tek bashkëmoshatarët e tyre, lidhur me respektimin e protokolleve të kujdesit shëndetësor nëpër shkolla”.

Ndërkohë, Shahini cilëson se me përfaqësuesit e “Parlamentit të Nxënësve” është konsultuar gjithashtu më gjerësisht mbi procesin mësimor, kanalin e dedikuar “RTSH Shkollë” dhe platformën mësimore “Akademi.al”.

Në fokus të takimit gjithashtu, kanë qenë edhe tema si arsimimi i nxënësve me aftësi ndryshe, bullizmi dhe organizmi i aktiviteteve sociale që kanë në fokus komunitetin e shkollës dhe më gjerë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel