Lleshaj në Dibër: Parametra optimalë, pa ngjarje të rënda

10/09/2020 20:52

Gjatë prezantimit të skuadrës “Shqiponja” në DVP Dibër, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është ndalur në rëndësinë që po kushton qeveria për investimet në fushën e sigurisë publike të vendit, përqendruar në më shumë efektivë në radhët e policisë, më shumë teknikë, teknologji, e më shumë para e cilësi.

Duke u shtuar në skuadrën “Shqiponja” si një strukturë e specializuar në nivel kombëtarë 500 vetë. Lleshaj bëri një analizë të reformave të ndërmarra në polici gjatë viteve të fundit dhe sqaroi që shtesat në Policinë e Shtetit do fokusohen në dy drejtime: e para në shtimin e numrit në përgjithësi, por kryesisht në shtimin e strukturave, njësive të reja, ndryshe nga ato ekzistuese që janë të profilizuara në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik, kibernetik etj. Ai u ndal edhe në impaktin që po jep reforma në drejtësi e bashkëpunimi i ngushtë i Policisë së Shtetit me organet e tjera ligjzbatuese.

Pjesë nga fjala e ministrit Lleshaj:

Po ndjekim një kurs intensiv të investimit në sigurinë publike të vendit, i cili përqëndrohet në pak fjalë, më shumë efektivë në radhët e Policisë, më shumë teknikë, më shumë teknologji, e më shumë para e cilësi.

Jemi të ndërgjegjshëm që ende kemi për të punuar, ndonëse sot jemi në momentet më të mira të historisë tonë sa ju përket treguesve të kriminalitetit.

Shtesat në Policinë e Shtetit janë fokusuar në dy drejtime: e para, në shtimin e numrit në përgjithësi, por kryesisht ne kemi synuar të shtojmë struktura të reja, ndryshe nga ato ekzistuese.

Fat i madh që refoma në drejtësi po ecën e me shpejtësinë e duhur, që arkitektura e saj është kompletuar tashmë edhe me ngritjen e BKH-së.

Bashkëpunimi i ngushtë i Policisë së Shtetit i organeve të tjera ligjzbatuese dhe sistemi i drejtësisë tashmë garanton rezultate premtuese për publikun. Nuk i nxjerr më sistemi i drejtësisë jashtë ata që policia i çon brenda, përgjithësisht.

Kënaqësi e veçantë që jam sot në Dibër për të marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të kësaj strukture të re e cila i shtohet policisë në Dibër.

Fakti që Dibra ka parametra optimal të sigurisë, që nuk ka ngjarje të rënda, që nuk ka vrasje, nuk ka krime të rënda që shqetësojnë opinionin publik, është një fakt i natyrshëm për Dibrës, pasi njihet si vend i mendjes. Dhe aty ku është mendja nuk ka vend dhuna.

Ne po ndjekim një kurs intensiv të investimit në sigurinë publike të vendit, i cili pak a shumë përqëndrohet në pak fjalë, më shumë efektivë në radhët e policisë, më shumë teknikë, më shumë teknologji, më shumë para dhe më shumë cilësi. Në mënyrë që të krijohen ato kushte për zhvillimin e ekonomisë, të kulturës, të jetës shoqërore. Pra, për kualitetin e jetës së qytetarëve.

Ne jemi të fokusuar të investojmë tek siguria, sepse çdo qindarkë e shpenzuar në siguri përkthehet nesër në më shumë të ardhura, në më shumë ekonomi, në më shumë kulturë, në më shumë dije, në më shumë kualitet të jetës njerëzore.

Është fakt i njohur tashmë që ne kemi arritur që krahas shumë prioriteteve dhe shumë shqetësimeve të tjera që ka menaxhimi i një vendi të mos e humbasim vëmendjen ndaj policisë.

Pas meje janë dy grafikë të shprehur në trajta të ndryshme, njëri tregon për rritjen e numrit të punonjësve të policisë me 17% në këto 7 vite, pra 1700 gjithsej, ndërkohë shigjeta tjetër tregon se sa ka rënë niveli i kriminalitetit në vend për vrasjen, që tregon që në po të njëjtën periudhë vrasjet janë përgjysmuar.

Më shumë siguri kemi sot, sepse kemi punuar më shumë, jemi lodhur më shumë. Sepse siguria si çdo produkt, si çdo e mirë publike ka çmimin e vet, një çmim që duhet ta paguajmë nëse duam që ta kemi. Ne jemi të ndërgjegjshëm që ende kemi për të punuar, ndonëse sot jemi në momentet më të mira të historisë tonë sa ju përket treguesve të kriminalitetit.

Shtesat në Policinë e Shtetit janë fokusuar në dy drejtime: e para në shtimin e numrit në përgjithësi, por kryesisht ne kemi synuar të shtojmë struktura të reja, ndryshe nga ato ekzistuese.

Skuadra “Shqiponja” që prezantohet sot në Dibër apo në të gjithë Shqipërinë është një kapacitet që nuk e kemi patur. Është një strukturë e specializuar e gatshme për të kryer detyra të cilat më përpara pothuajse kryheshin me vështirësi të madhe për mungesë të specializimit. Në këtë strukturë në nivel kombëtarë janë shtuar 500 vetë.

Ndërkohë kemi bërë shtesa të konsiderueshme edhe në nivelin qëndror, kemi shtuar struktura të reja, për të krijuar kapacitete të munguara në nivel qëndror. E kemi bërë këtë sepse çdo hap që bëjmë përpara drejt zhvillimit ne si shoqëri po aq hapa drejt zhvillimit në sensin negativ bën edhe krimi, drejt sofistikimit, drejt arritjes së niveleve më të ndërlikuara të kriminalitetit, me qëllim që të jemi gjithmonë një hap përpara.

Janë krijuar kapacitete për luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar, pastrimit të parave ndryshe njësia “E”. Është krijuar njësia “K” që ka për mision të kërkojë, të gjurmojë, të kapë dhe të vendosë përpara drejtësisë personat që i janë shmangur asaj. Është shtuar edhe njësia “I”, njësia e inteligjencës, detyra e saj është që të mbledh informacion duke bashkëpunuar me strukturat e policisë dhe me qytetarë, që misioni i policisë të kryhet me sa më pak energji, me sa më pak shpenzime.

Gjithashtu është shtuar njësia “C”, njësia e luftës kundër krimit kompjuterik dhe kibernetik. Njësia e fundit “OFL”, Operacioni Forca e Ligjit, me detyrë luftën kundër pasurive kriminale, të vëna në rrugë kriminale.

Tashmë një sistem i ri drejtësie po funksionon në Shqipëri, një garanci jashtëzakonisht e madhe për punën e policisë. Është fat i madh që refoma në drejtësi po ecën e me shpejtësinë e duhur, që arkitektura e saj është kompletuar tashmë edhe me ngritjen e BKH-së, që ishte edhe struktura e fundit operacionale si të thuash e këtij sistemi për t’u vënë në punë.

Bashkëpunimi i ngushtë i Policisë së Shtetit i organeve të tjera ligjzbatuese dhe sistemi i drejtësisë tashmë garanton rezultate premtuese për publikun. Nuk i nxjerr më sistemi i drejtësisë jashtë ata që policia i çon brenda përgjithësisht. Ende ka punë por tendenca është e qartë dhe garancia që sistemi është futur në rrugë të konsoliduar dhe kthimi mbrapa nuk është më as opsion teorik.

Falenderoj me këtë rast pjesëtarët e rinj të skuadrës “Shqiponja” në Dibër, ju uroj suksese në këtë fillim të detyrës së tyre. Kam besim të plotë që ju do të bëni detyrën. Do të keni mbështetje të padiskutueshme.

Top Channel