Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar dhe në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel për të folur për detin. Kryeministri foli me tone të ashpra ndaj ndaj presidentit Ilir Meta duke thënë se ka dalë për peshk.

Presidenti ju ka pyetur për të bërë transparente bisedat me kryeministrin e Greqisë?- e pyeti Eni Vasili.

‘Një president që bën një pyetje të tillë nuk është president por peshkatar. Edhe ju aty jeni në grep dhe bëni pyetje nga grepi. Se me kë flas unë nuk I jap llogari fare presidentit. Çfarë të bëj transparente? Transparencë bëhet kur diçka ka ndodhur- tha Rama.

Top Channel