Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Kryeministri Rama ishte sot pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri.
Mes pyetjeve ishte edhe ajo për krijimin e shtetit Bektashi në vendin tonë, një ide e hedhur prej kohës, por ende jo e materializuar me hapa konkrete.
Pyetje: Përmendët më parë që Shqipëria ka aspiratën për t’u bërë pjesë e projektit të Evropës. Megjithatë një nga profesoret tuaja shqiptare, Lea Ypi thotë ‘’liria është si e përkufizojmë lirinë’’. Çfarë është liria? Pra si e përkufizoni ju në këtë pikë lirinë në kuadër të projektit evropian?
Rama: Si e përkufizoj unë lirinë? Nuk e kuptova pyetjen, por do të përpiqem t’ju përgjigjem. Unë e përkufizoj lirinë si mundësia për të ardhur këtu e për t’ju për të folur me ju diçka që kur isha në moshën tuaj, nuk e di çfarë moshe keni. Pikërisht, pikërisht në moshën tuaj 26- vjeçare më duhej të luftoja që të kisha mundësi të kapërceja kufirin e Shqipërisë për të parë botën. Kështu e përkufizoj unë lirinë. Të jem ku dua, të flas me kë dua, të them atë që mendoj sa më shumë të mundem edhe pse në pozicionin që mbaj nuk them dot gjithçka dua.
Pyetje: Së pari do doja t’ju falenderoja, Kryeministër sepse kam vizituar vendin tuaj pak muaj më parë dhe dua t’ju them që shqiptarët janë shumë mikpritës dhe bie dakort me ju, që ju jeni nga vendet më të mira që ofrohet, pra ofertat. Kur qesh herën e fundit vizitova qendrën bektashi, dua të flas për pjesën e shtetit bektashi në Tiranë. Mendoni që është diçka që Shqipëria do të vazhdojë ta bëjë dhe pas anëtarësimit në BE?
Rama: Po, po punojmë për këtë dhe le të shohim se ku do të mbërrijmë.
Top Channel