Prej disa ditësh në median rozë po qarkullon lajmi se Khloe Kardashian është në pritje të ëmbël. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe por kur u mësua se cili mund të ishte babai i fëmijës, rrjeti filloi të ziente.

Që kur ylli i “Keeping up with the Kardashians” është pajtuar me ish-partnerin e saj tradhëtar Tristan Thompson, fansat kanë filluar t’i kundërvihen 36-vjeçares.

Mesa duket askush nuk dëshiron që lojtari i NBA të të jetë në jetën e Khloe, sigurisht pas tradhëtive të shumta kush do të donte që ajo të rikthehej sërish me të.

Megjithatë, burime pranë saj kanë konfirmuar për “E News” se Khloe nuk është shtatzënë. Edhe pse në fotot e publikuara së fundmi duket sikur ajo ka një bark të rrumbullakët, të afërmit tregojnë se thjesht duket kështu nga këndi i fotos.

Khloe dhe Tristan po e shijojnë kohën së bashku si familje por nuk janë aspak gati për një fëmijë të dytë. Dyshja po sigurohen që vajza e tyre True të ketë gjatë gjithë kohës pranë si mamin ashtu dhe babin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel