Britaniku mashtroi dy gjyqtarë me identitete dhe kompani false, tentoi të përvetësonte vilën 10 milionë paund të djalit të Gaddafit
Në një opinion ende të papublikuar të zyrtarëve të BE thuhet se Britania e ka shkelur tashmë marrëveshjen e daljes nga unioni me propozimin e ligjit tregut të brendshëm, çka mund të sjellë sanksione tregtare e financiare nga Brukseli.
Komisioni Evropian beson se qeveria e Boris Johnson ka shkelur kushtet e traktatit duke kaluar ligjin që mohon disa pjesë të marreveshjes së vitit të kaluar.
“Duke propozuar këtë draft dhe duke ndjekur politikat e shprehura aty, qeveria britanike është në shkelje të detyrimit të vullnetit të mirë në marreveshjen e ndarjes (Neni 5)”, shkruanin avokatët e KE.
Prandaj komisioni ka këshilluar 27 kryeqytetet e BE të marrin masa ligjore me anë të Gjykatës Evropiane para fundit të periudhës së tranzicionit të Brexit.
Në dokumentin e përshkruar nga “Guardian” thuhet se legjislacioni i propozuar britanik “është në shkelje të qartë të parashikimeve në protokollin e Brexit për lehtësimin e procedurave e formaliteteve të eksportit të mallrave nga Irlanda e Veriut drejt Britanisë, duke kufizuar kështu aplikimin e rregullave të ndihmës shtetërore të BE në rastin e Irlandës së Veriut”.
Top Channel