Zgjedhjet në SHBA/ Microsoft: Rusët po i shenjëstrojnë sërish

11/09/2020 02:40

Gjiganti i teknologjisë, Microsoft deklaroi se hakerët e lidhur me Rusinë, Kinën dhe Iranin janë duke tentuar të spiunojnë njerëzit dhe grupet e përfshira në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.

Grupi rus, që ka kryer hakerime të fushatës së demokratëve në 2016, është sërish i përfshirë në sulme kibernetike, sipas kompanisë amerikane. Microsoft tha se ka qenë e qartë “që grupet për aktivitet të jashtëm kanë rritur përpjekjet” duke shënjestruar zgjedhjet.

Si fushata e presidentit aktual, Donald Trump, ashtu edhe ajo e kandidatit demokrat për president, Joe Biden thuhet të jenë vënë në shënjestër.

Microsoft madhe pretendon se taktikat ruse kanë evoluar që prej 2016-tës dhe ka gjasa të përfshijnë edhe sulme të automatizuara të një “force brutale”. Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të zhvillohen në datën 3 nëntor.

Top Channel