Në ditën e shenjtërimit të saj u ekspozua herë të parë letra e shkruar nga Shën Tereza, në të cilën pas më shumë se një dekade shkruan edhe në gjuhën e saj amtare, në shqip.

Tri letrat e shkëmbyera me kreun e shtetit shqiptar të asaj kohe rrëfejnë përmes fjalës së kujdesshme të hedhur në fletë fletoreje me shkrimin e vetë shenjtores shqiptare këtë udhëtim dhembshurie dhe dashurie për të varfërit, të vobektët por edhe për kombin pjesë e së cilit ishte.

Ardit Bido: Në arkivat tona ka disa letra të Nënë Terezës. Kjo letër e tetorit të 1989 nuk mund të themi që është e panjohur. Por në origjinal nuk dihej se ku ishte dhe u gjet gjatë procesti të përpunimit t ish arkivit qëndror të partisë.

Këtu Nënë Tereza i drejtohet presidentit të kohës Ramiz Alia me disa fjalë diplomatike dhe zëemre për të thyer një regjim, i cili ishte antifetar, diktatorial.
Ju e prezantuat këtë para disa ditësh. Si ka qenë impakti? Kjo letër është bërë publike në kryeministri por vetëm 24 orë.

Impakti ka qenë mjaft pozitiv. Ne vendosëm ta ekspozonim ditën e shenjtërimit të saj dhe ta sjfaqim më tej edhe në fasadën e kryeministrisë dhe në media. Vetë letra ka dy vecanti. Ka pasazhe në shqip. Mua më ka mbetur në mëndje një fjali:” I kam dhënë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni dhe paq në gjithë botën! Kjo është letra origjinale me shkrimin e vet të dorës? Besojmë që po.

Shqipërinë do ta bëjë pajtimi i gjithë shqiptarëve është shprehur Nënë Tereza, e cila ka qenë pranë popullit të saj në momentet pothuajse më të vështira. dhe këtë e dëshmon edhe kjo ekspozitë këtu në hollin e Muzeut Historik Kombëtar që rrëfen me imazhe 110 vite me Nënë Terezën.

Mehmet Gëzhilli: Kam mbi 20 vjet që merrem me jetën dhe veprën e Nënë Terezës dhe më rastin e 100 vjetorit të Nënë Terezës botuam dy botime;

Nënë Tereza në Shtypin Shqiptar, Nënë Tereza në Sytë e Botës dhe është gati botimi nënë Tereza në Sytë e Shqiptarëve

Jetona Kocibelli

Top Channel