“Më kërcënuan se do më vrisnin”- Politikania bjelloruse tregon momentet e rrëmbimit

11/09/2020 02:19

Politikania bjelloruse e opozitës Maria Kolesnikova deklaroi se oficerët e sigurisë i vunë një qese mbi kokë dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, teksa tentuan ta deportonin me forcë në Ukrainë pak ditë më parë.

Deklarata u bë publike në një ankesë gjyqësore të paraqitur nga avokati i saj. Kolesnikova, e kthyer në një prej figurave kryesore të protestave disa javore në vend, grisi pasaportën në kufi që të mos e detyronin të largohej. Ajo nuk e mohoi se kishte pasur vërtet frikë për jetën e saj.

“Më thanë se nëse nuk largohesha vullnetarisht nga Republika e Bjellorusisë, do të më nxirrnin gjithsesi, gjallë ose copa-copa. Pati gjithashtu kërcënime për të më burgosur me deri 25 vjet”, deklaroi Kolesnikova, që ishte kërcënuar gjithashtu se do të kishte probleme teksa mbahej nën arrest ose në burg.

Mediat vendase thonë se avokatja e Lyudmila Kazak paraqiti një ankesë penale kundër autoriteteve bjelloruse duke përfshirë policinë e sigurisë, për rrëmbim, ndalim të paligjshëm dhe kërcënime për vrasje. Ankesa Kolesnikovës që po mbahet aktualisht në Minsk, përfshin emrat dhe gradat e oficerëve të sigurisë dhe agjencisë së krimit të organizuar, që ajo i akuzon se e kërcënuan.

Top Channel