Kryeministri Edi Rama shprehet i hapur për të biseduar me Ligën e futbollit dhe për të përmirësuar një pjesë të ndryshimeve që janë bërë apo që kërkohen. Sipas numri 1 të qeverisë situata e futbollistëve dhe futbollit në vendin tonë ku qëndron në informalitet të plotë duhet të përfundojë sa më shpejt.

“Unë jam i hapur për bisedime por futbollistët nuk mund të trajtohen më si skllevër dhe në informalitet të plotë”- tha Rama.

Ndërkohë që Liga e futbollit ku bëjnë pjesë 10 klubet e Superligës për të dytën herë e kanë njoftuar sot qeverinë për bojkotin e tyre, tashmë paafat ndërsa kampionati duhet të niste më 12 shtator. Kërkesat e klubeve mbeten premtimet e tryezës që kanë bërë me kryeministrin rreth 1 vit e gjysmë më parë.

“Jam i hapur për bisedime por tryezën nuk e thërras unë nëse ata duan të bëjnë bojkot le ta bëjnë”- shtoi kryeministri.

Top Channel