E hënë, 20 Prill 2020
18:47
‘Si në filmin Haçiko’ Qeni besnik me sytë nga shkalla pret ende ish-trajnerin e boksit i cili ndërroi jetë nga Covid-19

Vdekja e ish-trajnerit të boksit Skënder Kurti nga Covid-19  preku të gjithë sportdashësit në Shqipëri.

18:46
BBC: Ndotja e lartë e ajrit po rrit shkallën e vdekjeve nga koronavirusi

Nivele të larta të ndotjes së ajrit mund të rrisin rrezikun e vdekjes nga Covid-19, sipas BBC, që citon për këtë dy studime.

18:41
Përleshje anti-karantinë e anti-policore në Paris, Macron zgjat masat e kufizimeve deri më 11 maj

Përleshje të ashpra shpërthyen mbrëmë në Paris pas zemërimit prej reagimeve të ashpra të policisë ndaj minoriteteve etnike gjatë karantinës së koronavirusit.

18:38
Mjekët thirrje publikut: Të gjithë duhet të mbajnë maska!

Më shumë se 100 prej mjekëve më të mirë në Britani i kanë mbështetur thirrjet për njerëzit që të mbajnë maska kur dalin nga shtëpia për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infektimi me koronavirus.

18:33
“Njerëzit nuk mbajnë më”/ Në Francë shpërthejnë trazirat!

Pakënaqësia me mënyrën e zbatimit të masave të izolimit ka bërë të shpërthejnë trazirat në periferitë e Parisit.

18:26
“Orgji diskutimesh për kufizimin”/ “Shpërthen” kancelarja Merkel

Gjermania nisi këtë javë me kujdes zbutjen e disa masave kufizuese në kuadër të krizës së koronavirusit.

18:26
COVID-19/ Italia vijon me shifra të ulëta për sa u përket vdekjeve, 127  të tjerë dalin nga kujdesi intensiv

ITALI- 454 viktima është bilanci i 24 orëve te fundit shkaktuar nga Covid-19 në Itali.

18:16
Testet e antitrupave: Në Mynih, bëhen nëpër rrugë …

Kërkues të Institutit Ludwig Maximillian në Mynih kanë dalë në rrugët e qytetit dhe kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore 3.000 banorë të tij për t`i bërë testet e anti-trupave të Covid 19.

18:06
Thaçi paralajmëron: Këtë javë pritet të ndërmerren hapat drejt formimit të Qeverisë së re

Presidenti Hashim Thaçi paralajmëroi se këtë javë do të kalojë në veprim për të mundësuar krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

17:59
Testimet në SHBA, vendimtare për hapjen ekonomike

Beteja kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po shndërrohet në përplasje politike, thotë VOA, pasi udhëheqësit federalë dhe ata shtetërore po debatojnë si të gjenerojnë fonde shtesë dhe një numër më të madh testesh.

17:56
“Nuk e mendova dy herë…”, ja çfarë thanë infermierët shqiptarë para se të niseshin në Itali: Obligim për t’ju kthyer ndihmën

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet gjatë momentit kur 60 infermierët shqiptarë bëhen gati për tu nisur drejtë Ialisë për të shërbyer në luftën kundër covid-19.

17:50
Shumë njerëz mund ta kenë marrë koronavirusin pa simptoma

Një valë studimesh të reja sugjerojnë se shumë më tepër njerëz kanë pasur koronavirusin pa asnjë simptomë, duke nxitur kështu shpresën se do të rezultojë shumë më pak vdekjeprurës nga sa mendohej fillimisht.

17:50
Avioni ushtarak lëshon aksidentalisht raketën në pistë, vret 5 vetë në shtëpinë e komandantit

Pesë njerëz mes të cilëve tre fëmijë u vranë kur një avion ushtarak qëlloi aksidentalisht një nga raketat, e cila goditi shtëpinë e komandanti të lartë në Çad.

17:50
Aktorja e “La Casa del Papel” e infektuar me COVID-19: Sëmundje super e rrezikshme!

Aktorja e serialit të njohur “La Casa del Papel”, Itziar Ituno, u infektua me koronavirus.

17:44
Masat për koronavirusin frenojnë gripin në Evropë

Gripi, i cili çdo vit shkakton vdekjen e qindra mijëra njerëzve në të gjithë botën, pothuajse u zhduk në Evropë muajin e kaluar.

17:43
COVID-19/ Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor

TIRANË- Qeveria ka kërkuar  ditën e sotme që të zgjatet gjendja e fatkeqësisë natyrore për situatën e krijuar nga covid-19.

17:41
60 infermierë shqiptarë për Italinë, Soreca: Solidariteti është në zemër të vlerave të BE

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar rreth ndihmave të Shqipërisë me 60 infermierë për Italinë.

17:38
Emergjenca globale COVID-19/ Presidenti i Brazilit u bashkohet protestave kundër izolimit

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është kritikuar, pasi u është bashkuar protestuesve që kërkojnë heqjen e kufizimeve, të vëna për shkak të pandemisë së koronavirusit.

17:29
CoVid-19/ 60 infermierë në ndihmë të Italisë, Yuri Kim falenderim të veçantë për Shqipërinë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka falenderuar Shqipërinë  për ndihmë që i ka dhënë Italisë me dy ekipet mjekësore.

17:26
SHBA transferon asetet e sekuestruara të Venezuelës në llogaritë e opozitarit Guaido

Ministri i jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza denoncoi dje adminsitratën e Shteteve të Bashkuara për kalimin e aseteve shtetërore të sekuestruara të vendit te kryeopozitari i mbështetur prej tyre Juan Guaido.

17:18
Foto/ Një anë tjetër e Bangkokut, e zhytur në krime, drogë dhe prostitucion

Fotografi britanik Sam Gregg, ka realizuar foto të pabesueshme në brendësi të lagjeve të varfra të Bangkokut, në Tajlandë.

17:08
Marrëveshja është pranë, Sancho te M.United për shifrën e çmendur!

Jadon Sancho me shumë gjasa do të largohet nga Borussia e Dortmundit në merkaton e kësaj vere madje mediat angleze dhe më konkretisht “The Sun” e bën fakt të kryer transferimin e talentit anglez te Manchester United.

17:05
Koronavirusi i shkaktoi infeksion, aktorit kanadez i pritet këmba

Bashkëshortja e aktorit të njohur kanadez, Nick Cordero ka njoftuar se 41-vjeçari ka humbur këmbën për shkak të Koronavirusit.

17:04
Fotot/ Arrijnë në Itali 60 infermierët shqiptarë! Luigi Di Maio i pret me dorën në zemër

ITALI- Kanë arritur në Itali grupi i infermierëve shqiptarë që u nisën rreth orës 15:00 na aeroporti i Rinasit për të “luftuar” me Covid-19 në shtetin fqinj.

17:00
Duke patrulluar për distancën sociale në plazh, policia kap të kërkuarin për vrasje

Një i akuzuar për vrasje u vu dje prapa hekurave në SHBA, pasi i arrestua në plazh nga oficerët që mbikqyrnin zbatimin e rregullave të distancës sociale.

16:58
Vitrina e librit/ Zef Zorba, një vepër e re poetike në 100-vjetorin e lindjes

A s’ma ndërtoni një shtëpi aty, aty, po aty, përtej, në mes të pyllit ku pishat shul me ahat shpupurishen aq dendur janë, e ku stuhi e murlan – kur sulen me zhaurimë e me poterë – ndijimet marramendthi i pështjellojnë, e mbeten ashtu lmuç të laskaruara si përmes gjethesh, shprishur, rreze e hënës. Pas […]

16:56
Çmimi i naftës në SHBA bie në nivel rekord

Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara ka rënë në nivel të paparë që nga viti 1999, për shkak të rënies së kërkesave, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

16:54
‘Një fluturim nga Tirana drejt Frankfurtit…’, ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj

Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri dhe që duan të largohen në vendlindjen e tyre.

16:53
“Në 7 vjet, Rama ka vrarë ekonominë”/ Tabaku: Amnistia fiskale, një lavatriçe e madhe e pastrimit të parave!

Menjëherë pasi Kryeministri Rama ka njoftuar sot detaje për nismën më të re të qeverisë, atë të amnistisë së re fiskale, për të gjithë emigrantët dhe shqiptarët brenda vendit që i kanë të padeklaruara paratë e tyre, vjen një reagim nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

16:48
Lajm shpresëdhënës edhe nga Britania e Madhe, thyhet kurba! Gjatë 24-orëve të fundit shënohet numri më i ulët i viktimave që prej dy javësh

Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirus është ulur.

16:39
Merkel: Gjermania të mbetet vigjilente në luftën kundër koronavirusit

Gjermania duhet të jetë e kujdesshme dhe e disiplinuar në luftën kundër koronavirusit, për të shmangur rikthimin e sëmundjes në javët e ardhshme, tha të hënën kancelarja Angela Merkel.

16:37
Nga tregtia me pakicë te taksitë, Rama publikon bllokun e dytë të bizneseve që do të hapen më 27 prill

TIRANË –  Kryeministri Edi Rama ka publikuar listën e dytë të bizneseve që do të hapen me 27 prill.

16:36
Shqipëria e parë nga ajri në kohë pandemie! Alket Islami i rrëfen të gjitha

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar fotografi Alket Islami.

16:28
Covid-19/ Rritet bilanci në Greqi, ja të rejat më të fundit

Vijon të rritet bilanci i viktimave si pasojë e virusit Covid-19, në Greqi.

16:23
Di Maio në pritje të grupit të dytë të infermierëve shqiptarë, falënderon Ramën: Një tjetër dhuratë nga miqtë tanë

“Shihemi në 16:30 në Fiumicion. Nuk jemi vetëm” ky është mesazhi i Ministrit të Jashtëm të Italisë për 60 infermierët që janë nisur drejt Italisë për të luftuar Covid-19.

16:19
“Pas virusit, do ndërtojmë 40 shtëpitë e premtuara për tërmetin”/ Arbër Hajdari: Kemi ndihmuar 13 mijë familje në nevojë

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar kryetari i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari.

16:14
Fotot/ Grupi i dytë me 60 infermierë niset drejt Italisë! Manastirliu: Më e pakta që mund të bënim

Një grup i dytë infermierësh e mjekësh  nga Shqipëria janë nisur sot drejt Italisë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

16:08
Video/ Spektakël nga karantina! Stomatologia shqiptare kërcen me litar, vallen e Tropojës

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype”, stomatologia Odeta Shkëmbi.

15:52
Koronavirusi, konspiracion apo pandemi? Debati në studion e “Shqipëria Live”

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të lidhjeve live, akokatët Zace Ismaili, Enida Bozhegu; aktivistja Brisida Gjokondi, mjeku Albert Troci dhe pedagogu Ervin Goci,

15:43
Si do të kthehen patentat? Dy afatet e aktit normativ; ashpërsohen masat pas faljes së shkelësve

Javës që shkoi qeveria vendosi faljen e gjobave për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve.

15:43
Me njerëzit e stepur në shtëpi, luanët e detit pushtojnë bregdetin jugor të Argjhentinës

Teksa njerëzit janë mbyllur nëpër shtëpia prej koronavirusit kafshët dhe natyra kanë rimarrë kontrollin e qyteteve.

15:31
Pushime me distancë fizike/ Pogradeci bëhet gati për sezon me çadra të veçuara

Pushimet në ujëra të ëmbla janë një prej alternativave që ofron sezoni veror dhe në Shqipëri liqeni i Ohrit ishte një destinacion për shumë pushues.

15:26
Pekini i kërkon SHBA të ndalojë fjalët e papërgjegjshme ndaj Kinës për luftën ndaj COVID-19

Ministria e jashtme kineze nxiti sot Shtetet e Bashkuara të respektojnë faktet e shkencën, dhe të ndalojnë komentet e papërgjegjshme, duke theksuar se Kina është një viktimë e pandemisë së koronavirusit të ri dhe jo shkaktare e saj.

15:24
“Të shpëtojmë verën”/ Covid-19, prova plazhi në Itali

Çadra tre metra larg njëra-tjetrës dhe ndarje në Lexiglass.

15:16
Pandemia globale/ Bashkimi Evropian, 60 mln vende pune në rrezik!

Rreth 60 milionë vende pune në të gjithë Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe rrezikohen nga pandemia e koronavirusit.

15:12
Frika nga koronavirusi! Maskat, standard i ri në jetët tona

Pas lajmeve për zbutjen e masave kufizuese për shkak të epidemisë së koronavirusit në disa vende evropiane, shumëkush tani mendon se vendet do të përballen me një fazë të gjatë kufizimesh.

15:09
Tenis në kushte izolimi, nga njëra tarracë në tjetrën

Tenistët, ashtu si atletët kudo, po gjejnë mënyra të reja, inovative, për t’u trajnuar në një kohë, kur fushat e tenisit janë mbyllur dhe kontaktet janë ndaluar, por dy të reja në Itali, e kanë çuar lojën në një tjetër nivel: e kanë ngjitur në çati.

15:05
Protestuesi në SHBA mban pankartën ‘Covid-19 është një gënjeshtër’ por mban veshje mbrojtëse nga koka të këmbët

Prej ditësh protestues kundër masave të shtrëngimit prej koronavirusit kanë demonstruar në SHBA, por dje një prej tyre është vënë në lojë në rrjetet sociale pasi megjithse refuzonte emergjencën me një pankartë ku shkruhej “Covid-19 është një gënjeshtër”, ishte i mbuuar nga koka te këmbët me veshje anti-virus.

15:03
Viktimat e koronavirusit/ Spanjë, shifra më e ulët në 1 muaj

Numri i personave të prekur nga koronavirusi është rritur në 200210 në Spanjë, sipas ministrisë vendase të Shëndetësisë.

14:58
Më në fund kthehet në shtëpi/ Covid-19, peripecitë e kroceres MSC MAgnifica nëpër botë

Tre anijet e fundit krocere që vazhdonin të lundronin me pasagjerët në bord, do të ankorohen më në fund në porte dhe një prej tyre ka patur një odise të jashtëzakonshme.

14:48
Mbi 83 mijë të infektur/ Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Iran kap shifrën 5,209

Irani raportoi 91 viktima të reja nga koronavirusi, duke rritur numrin e vdekjeve në 5.209, theksuan sot mediat shtetërore.

14:46
Milano, spitali Niguarda mbyll repartin e kujdesit intensiv, gëzimi i mjekëve e infermierëve në video

Me renien e rasteve te koronavirusit, Spitali i Niguardia në Milano ka mbyllur dje repartin e kujdesit intensiv dhe personeli e ka shprehur gëzimin e tyre në një video emocionale në rrjetet sociale.

14:45
Foto/ Gati kalendari i riatdhesimeve nga Gjermania, Anglia dhe Franca

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar oraret dhe vendet nga ku do të kryhen fluturimet për riatdhesimin e shtetasve shqiptarëve për ditët në vijim. Sipas njoftimit, ditën e sotme janë katër fluturime Tiranë-Bari, Bari-Tiranë, Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë.

14:41
Belgjika vlerëson se kulmi i krizës së koronavirusit ka kaluar

Numri i njerëzve të pranuar në spitalet e Belgjikës, ka rënë në nivelin më të ulët brenda një muaji, duke bërë që autoritetet shëndetësore të vlerësojnë, se kriza e koronavirusit e ka kaluar kulmin e saj.

14:32
Papa, thirrje politikanëve: Lërini mënjanë dallimet në kohën e pandemisë

Papa Françesku u bëri thirrje politikanëve që të lënë mënjanë dallimet dhe të merren me krizën e koronavirusit në një mënyrë të bashkuar.

14:25
“Faleminderit vëllezër”/ Video falenderuese nga Lombardia për vendet që e ndihmuan, në mesin e tyre edhe Shqipëria

Me anë të një videoje, rajoni i Lombardisë ka falenderuar të gjithë vendet që iu gjetën pranë në periudhën e errët të përballimit të koronavirusit.

14:12
Kur do hapen kufijtë? Rama: Nuk varet vetëm nga…

Të shumta ishin pyetjet që qytetarët kishin për kryeministrin Edi Rama sot.

14:12
Edhe 3 viktima dhe 18 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar edhe për tre viktima nga koronavirusi.

14:03
Kur do të rinisë shërbimi taksi? Përgjigjet Rama, ja çfarë duhet të dinë taksistët dhe qytetarët

Pas mbylljes së gjatë nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të rinisin punën edhe shërbimet taksi.

14:00
Pse u falën shkelësit dhe gjobat? Rama sqaron publikisht: Iu dhamë një mundësi të dytë

Kreu i qeverisë Edi Rama sqaroi publikisht arsyet pse u falën shkelësit e rregullave të qarkullimit dhe gjobat përkatëse gjatë periudhës së pandemisë Covid 19.

13:55
Spanja me rekord të ri! Shënohet numri më i ulët i vdekjeve në 5 javët e fundit

Për fat të mirë, Spanja vijon me një ulje të ndjeshme të viktimave nga Covid-19.

13:54
“Kur do hapen zyrat për celebrimet?”/ Rama këshillë qytetarit: Ke mundësi ta rimendosh deri sa të hapet zyra

Një nga pyetjet që qytetarët kishin për kryeministrin Edi Rama ishte se kur do të hapen zyrat për të kryer celebrimet e martesës.

13:48
Rama e konfirmon: Po, gjendja e emergjencës zgjatet edhe pas 25 prillit

Kryeministri Edi Rama tha se gjendja e emergjencës do të zgjatet edhe pas 25 prillit.

13:45
Familjet që nuk kanë përfituar/ Rama: Do ketë një ndihmë ekonomike direkte përtej 80 mijë lekëve

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij në facebook ka përmendur dhe familjet që nuk kanë përfituar deri tani të cilat janë në vështirësi ekonomike por nuk janë pjesë të ndihmës ekonomike.

13:39
Rama: Rikthehen në punë mbi 27 mijë punonjës. Deri në javën e parë të majit të gjithë do kenë marrë bonusin

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot bllokun e dytë të bizneseve, që do të rihapen, pas më shumë se një muaji të mbyllur, për shkak të koronavirusit, pas vërtetimit që duhet të marrin në portalin “e-Albania”.

13:30
Rama: Nga java e ardhshme vepron task-forca “AntiCovid”. Bizneset me protokoll të kuq do kenë…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga java e ardhshme do veprojë task-forca “AntiCovid”.

13:17
Rama: Më 27 prill hapet blloku i dytë i bizneseve, por jemi gati për t’u tërhequr mbrapsht nëse…

Kryeministri Edi Rama në komunikimin në facebook ka bërë me dije se më 27 prill do të hapet blloku i dytë i bizneseve.

13:10
Rama: Kemi gati amnistinë fiskale. Përfitojnë të gjthë, përjashtohen nga politikanët deri tek…

Kryeministri Edi Rama ka propozuar një nismë te re, atë të aministisë fiskale e cila siç thotë ai që të vihet në jetë, duhet të miratohet në parlament.

13:06
1,553 raste të reja/ India shënon shifrën më të lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë

1,553 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Indi.

12:59
Itali/ Humbin jetën 6 mjekë të tjerë nga CoVid-19

6 mjekë të tjerë kanë humbur jetën për shkak të pandemisë së koronavirusit në Itali.

12:53
Mjeku Roland Xhaxho shërohet nga Covid-19, Manastirliu: Së shpejti do të lërë Infektivin

Roland Xhaxho është mjeku i radhës që i bashkohet listës së personelit mjekësor të shëruar nga Covid-19.

12:46
Vjosa Osmani: Të gjithë i dinë krimet e Serbisë në Kosovë, pavarësisht ndihmës që mund të ketë ofruar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti lidhur me pandeminë COVID-19 se jo vetëm Kosova, por e gjithë bota i ka të qarta krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë, pavarësisht ndihmës që Serbia mund të ketë ofruar në këtë kohë të pandemisë.

12:43
Kosovë, fidanet mbeten pa shitur/ Fermerët vazhdojnë punën, por u tremben humbjeve

Ky është fshati Pestovë i Vushtrrisë, i njohur për punimin e tokës.

12:39
Falimentojnë serrat e luleve/ Porositë u anuluan për shkak të izolimit

3 vite pasi u kthye nga emigracioni, Mariglen Tera nga fshati Vidhas i Elbasanit investoi në këtë serë me lule. Por çfarë ndodhi?

12:32
Frikë nga varfëria, jo nga Covid-19/ 66-vjecari nga Bulqiza që nuk është izoluar asnjë ditë

Hysen Balla nuk ka qëndruar asnjë ditë në karantinë.

12:30
Porosi drejtorive vendore të policisë/ Si do të veprohet këto kohë, çfarë lejohet dhe çfarë jo…

Drejtorive të policisë në vend u është dërguar një udhëzuar se si do të veprohet në një kohë kur në vend janë marrë një sërë masash kundrejt ndalimit të përhapjes së mëtejshme të CoVid-19.

12:27
Izolimi nga Covid-19/ Central Park në “pushtetin” e zogjve

Nuk ka më lojëra në park, as karroca me kuaj dhe as turma turistësh.

12:03
Hapen shkollat! Wuhan-i “hedh pas shpine” Covid-19

Provinca e Hubeit në Kinë, që u bë epiqendra e shpërthimit të Covid-19 në Kinë, njoftoi të hënën se nxënësit e viteve të fundit, që përballen me provime, do të mund të rikthehen në shkollë nga 6 maji.

12:01
Niset sot drejt Italisë një tjetër grup infermierësh shqiptarë

Një grup infermierësh nga Shqipëria do të nisen sot drejt Italisë, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

11:58
Terapia e plazmës, Britania gati të fillojë testimet/ Me gjakun e të mbijetuarve do trajtohen pacientët Covid-19

Britania e Madhe po përgatitet të fillojë të përdorë gjakun e të mbijetuarve të koronavirusit për të trajtuar pacientët e sëmurë në spitale.

11:56
Asgjë për t’u shqetësuar! Thaçi kthehet në shtëpi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përfundoi trajtimin mjekësor në Klinikën Urologjike dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

11:48
CoVid-19 dhe gripi/ Cilat janë disa nga dallimet mes tyre

Në kohën e pandemisë së koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, jo rrallë herë janë bërë krahasime me numrin e infektimeve dhe viktimave që shkakton virusi sezonal. Infektologët dhe mikrobiologët, megjithatë tërheqin vërejtjen se koronavirusi i ri është më i ashpër nga virusët sezonalë, pikërisht për shkak të përhapjes së shpejtë që ka.

11:40
Lajçak: Me dialogun e udhëhequr nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë një platformë me të cilën do të kenë të ardhme më të mirë

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë sot me dialogun e udhëhequr nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë një platformë me të cilën do të trajtojnë trashëgimin e së kaluarës për të ecur drejt një të ardhme më të mirë, të sigurt dhe të prosperuar.

11:30
Për herë të parë që nga 5 marsi, Hong Kongu nuk raporton asnjë rast të ri me koronavirus

Këtë të hënë, për herë të parë në më shumë se gjashtë javë, Hong Kongu nuk ka raportuar asnjë rast të ri me koronavirus, sipas një deklarate nga Qendra e qytetit për Mbrojtjen e Shëndetit.

11:28
Hashim Thaçi probleme me shëndetin, shtrohet në spital

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor.

11:16
“Do duhet të mësojmë të jetojmë me virusin”/ Kryeministri Philippe: Franca s’do t’i rikthehet normalitetit për një kohë të gjatë

Në një konferencë shtypi, të dielën e 19 prillit, kryeministri francez Edouard Philippe tha se rikthimi i Francës në normalitet do të jetë i ngadaltë.

11:02
CoVid-19/ 22 raste të reja, shkon në 584 numri i të prekurve në vend

Shkon në 584 numri i të prekurve në vend nga covid-19.

10:54
3 raste të reja me COVID-19 në Malin e Zi, gjithsej 311 të infektuar

Në Mal të Zi janë regjistruar tri raste të reja me koronavirusin e ri, COVID-19.

10:52
E rëndë në Elbasan/ 70 vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para

Një 70-vjeçar është gjendur i pajetë në Elbasan.

10:46
Covid-19 në Amerikën Latine/ Numri i të infektuarve tejkalon shifrën 100.000

Numri i rasteve me koronavirus të ri, COVID-19 në Amerikën Latine me një popullsi prej mbi 600 milionë, ka tejkaluar shifrën 100.000.

10:42
Krujë/ Nënë e bir, punonjës në dy fasoneri të ndryshme pozitiv me CoVid-19

Dy raste të reja të prekur nga virusi SARS-CoV-2 janë konfirmuar në qytetin e Krujës.

10:41
Madagaskari prezanton sot ilaçin bimor kundër COVID-19/ Bima që trajton malarien, u përdor gjatë Luftës së Vietnamit

Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, njoftoi se sot do të prezantojnë ilaçin bimor parandalues dhe mjekues, të cilin e kanë zhvilluar kundër koronavirusit të ri, COVID-19.

10:36
Një nga qytetet më të mëdha të Australisë është aq i qetë sa që kangurët kanë ‘pushtuar’ qendrën (video)

Një kangur u vërejt duke kërcyer nëpër një qytet pothuajse të shkretë në Australinë e Jugut të Dielën në mes të bllokimit të koronavirusit, sipas policisë.

10:27
Gjermania ndez zemërim në Pekin/ I dërgon Kinës faturë 149 miliardë euro për “dëmet e koronavirusit”

Gjermania ka tronditur Kinën, fill pasi u bashkua me Britaninë e Madhe, Francën dhe Sh.B.A në një “sulm” të pazakontë, ku Berlini shfaqi zemërimin e tij ndaj Pekinit sa i takon pandemisë globale dhe madje i faturoi një shumë prej 149 miliardë euro.

10:14
Japoni/ Ndihmë financiare për punonjësit e seksit, por ata thonë se nuk është e mjaftueshme për të mbijetuar nga pandemia

Mika është e shqetësuar. Si punëtore seksi në Japoni, ajo takonte tre ose katër klientë në ditë. Tani, me njerëzit që qëndrojnë në shtëpi dhe duke shmangur kontaktin e ngushtë, ajo tregon për CNN se nuk ka para.

09:59
“U kollit disa herë”/ Presidenti i Brazilit në protestë, kërkon heqjen e masave shtrënguese ndaj Covid-19

Të dielën (19 prill), presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro iu bashkua një proteste në kryeqytetin e vendit, ku sipas vëzhguesve politikë thuhet se protestuesit ishin mbështetës të krahut të djathtë të Bolsonaro, të cilët kërkuan ndërhyrje ushtarake në emër të presidentit, për shkak se e shohin Gjykatën Supreme dhe legjislaturën e vendit, si pengesa në fushatën e tij kundër masave të bllokimit të pandemisë, pavarësisht nga fakti se vendi ka më shumë se 35,000 raste të konfirmuara dhe mbi 2,300 vdekje.

09:57
Rama jep një tjetër njoftim: Nga sot gati edhe lejet për…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga sot në portalin e-albania mund të merren leje edhe për daljet në arsye shëndetësore.

09:43
Koronavirusi, Trump: Duam të hyjmë në Kinë, të shohim se çfarë po ndodh

Një ditë pasi Donald Trump paralajmëroi Pekinin për pasojat që e presin, nëse me vetëdije është përgjegjës për përhapjen e COVID-19, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është shprehur se SHBA dëshiron të dërgojë një ekip ekspertësh në Kinë për të hetuar koronavirusin.

09:37
Vullkani më i madh i Evropës, aktivizohet Etna

Vullkani Etna, më i madhi aktiv në Evropë, pati një shpërthim të Dielën duke shkaktuar rrjedhjen e lavës si dhe kolona të mëdha tymi që mund të shiheshin nga 30 kilometra larg, nga Catania.

09:31
Operacioni “Maranaj”/ Grup i strukturuar kriminal, ndalohet në Shkodër 23-vjeçari i shpallur në kërkim

Është ndaluar ditën e djeshme në Shkodër një nga 4 personat e shpallur në kërkim prej operacionit “Maranaj”.