00:59
Papa: Dhimbje e madhe për Shën Sofinë që bëhet xhami në Stamboll
“Mendimet e mia shkojnë në Stamboll, janë për Shën Sofinë. Më vjen shumë, shumë keq për të”; me këto fjalë, të pasuara nga një heshtje e gjatë dhe e pazakontë e tij gjatë meshes në sheshin Shën Pjetër, Papa Francesku përcolli dhimbjen prej vendimit të qeverisë turke që parashikon kthimin e ish bazilikës së krishterë bizantine në xhami.