Durrës – Një aksident i rënë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës  09:55, në lagjen nr.5, Durrës.

Sipas policisë, nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë një 65-vjeçar i cili për momentin ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I plagosuri ka qenë duke lëvizur me një motor kur është përplasur nga një makinë me drejtues H.P

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.10.2020, rreth orës 09:55, në lagjen nr.5, Durrës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.P., është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel