Lundrim drejt ‘askundit’/ Singapor, paketa e re e pushimeve

09/10/2020 12:05

Singapori ka prezantuar paketën e pushimeve pa covid, me kroçera që nuk kanë asnjë destinacion të caktuar, si një përpjekje më e fundit për të tërhequr turistë. Kjo paketë ofron udhëtim në distancë të gjatë, por pa asnjë ndalesë.

Kompania australiane Qantas, tërhoqi kritika nga grupet ambjentaliste, muajin e kaluar, pasi reklamoi një udhëtim shtatë orësh nga Sidnei, përfshirë fluturime mbi sajtet më të famshme të vendit, përfshirë malin ulur dhe barrierën e madhe koralore, pa asnjë ndalesë.

Tani, qeveria e Singaporit, i ka dhënë dritën e gjelbër krocerave drejt asgjësë, në përpjekje për të ndihmuar sektorin e turizmit të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Banorët e qytetit shtet, nga nëntori do të lejohen të ngjiten në krocera por do të jenë të kufizuar në anije gjatë gjithë kohës. Bordi i turizmit në Singapor njoftoi se krocera World Dream, do të jetë e para që do të presë pasagjerë në bord, më 6 nëntor.

Anijet që do të nisen nga Singapori do të lejohen gjithsesi të dalin ën det me gjysmën e kapacitetit të plotë, me masa shtesë pastrimi dhe higjenizimi dhe me maska të detyrueshme gjatë gjithë kohës. Pasagjerët do ti nënshtrohen testeve të covidit para nisjes dhe ndërveprimi mes tyre duhet të dekurajohet.

Top Channel