Dhunohet efektivi i policisë rrugore në Shkodër, autori dyshohet se …

09/10/2020 10:14
Foto Ilustruese

Një efektiv i policisë rrugore është dhunuar nga një person, cili dyshohet se vuante nga probleme mendore.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Dhunuesi, Indrit Shtegu ka qëlluar me grushte në fytyrë efektivin, shtetasin H.I., duke i shkaktuar dëmtime në nofull.

I gjithë sherri nisi si pasojë e një gjobe të vendosur nga efektivi i rrugores, për një triçikël të cilin Shtegu e kishte parkuar keq.

Dyshohet gjithashtu se autori ka probleme mendore.

Top Channel