“Përgjithmonë PO”! Aktorja shqiptare merr propozimin për martesë dhe zbulon unazën me diamant (FOTO)

09/10/2020 09:51

Aktorja e njohur, Eliona Pitarka ka marrë propozim për martesë. E sigurisht që përgjigja që i ka dhënë të dashurit të saj është “Po, përgjithmonë”.

Madje Eliona ka ndarë me ndjekësit edhe një fotografi në “Instagram”, ku zbulon unazën me diamant që mori dhuratë.

“Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”, ka shkruar aktorja që duket tepër e lumtur. Pas postimit, ajo ka marrë qindra mesazhe urimi nga kolegë, miq e të afërm të saj.

Aktorja e humorit ka zbuluar prej kohësh se është në një marrëdhënie, por asnjëherë nuk e kemi parë të shfaqet në publik me partnerin.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel