Mbi gjysmë milioni turistë në mars/ Rriten me 10.8% numri i të huajve, konfliktet po zhvendosin turistët drejt Shqipërisë Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm kërkon një paketë të tretë financiare me masa lehtësuese për një periudhë 6 mujore për të përballuar dëmet e shkaktuara nga pandemia Covid-19.
Përfaqësuesit e tyre kanë dalë sot me një listë kërkesash konkrete për qeverinë, ku kërkojnë mbështetje me likuiditet, përgjysmim të taksave e tarifave vendore si dhe kompensim të faturave të ujit dhe energjisë për subjektet që qëndruan të mbyllura gjatë periudhës së karantinës.
Në rast se brenda 15 ditëve nuk do të ketë një reagim nga ana e ekzekutivit, ata kanë paralajmëruar protesta në të gjithë vendin.
Qeveria ka vënë në dispozicion deri më tani dy paketa mbështetëse për individët dhe bizneset më të prekur rëndë nga kriza, teksa parashikon që prej janarit të vitit të ardhshëm të lehtësojë më tej sipërmarrjet e vogla me zerimin e tatim fitimit dhe atë të TVSH, masë kjo e mirëpritur nga shoqata e biznesit të vogël e të mesën.
Top Channel