Një 60-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë, gjatë kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin G. I., 60 vjeç, banues në fshatin Armen, Selenicë, ku policia gjeti në banesën e tij disa bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Top Channel