Lehtësim pas pandemisë/ 12 mijë subjekte pritet të përfitojnë nga heqja e taksës në Durrës

09/10/2020 12:15

Pas tërmetit dhe gjatë pandemisë, biznesi durrsak u përball me pasoja të rënda për shkak të rënies së fuqisë blerëse.

1 në 3 biznese të vogla shkoi drejt mbylljes, ndaj lehtësirat fiskale që hyjnë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm janë mirëpritur nga bizneset e vogla dhe Dhoma e Tregtisë.

Kreu i dhomës së tregtisë Durrës Alban Isteri nuk përjashton as ndonjë tentativë të biznesit të madh për të përfituar nga këto lehtësira, që, sipas tij, do të jenë të pakta dhe pa ndonjë ndikim të veçantë.

Afro 12 mijë subjekte pritet të përfitojnë nga heqja e tatimit mbi fitimin dhe nga ndryshimi i pragut të TVSH-së në rajonin e Durrësit.

Top Channel