Prekëse/ I humbi të dyja këmbët në moshë të vogël, e reja ecën për të shkuar në altar me ndihmën e duarve… (FOTO)

09/10/2020 14:54

Dita e dasmës është një ditë e shënuar për çdo njeri. Për ta bërë sa më unike këtë ditë, çdo njeri merr përsipër “sakrifica”, sado të vogla qofshin ato .

Rosie Babor, nga Cebu Citi i Filipines, e cila i ka humbur të dyja këmbët në moshë të vogël, zgjodhi të mos përdorte karrocën për të shkuar pranë të bashkëshortit Mario Perez, por të ecte përgjatë korridorit me ndihmën e duarve. Me njërën dorë Rosie mbante buqetën me lule, ndërsa me tjetrën mundohej të ecte përgjatë korridorit të kishës. Ky moment ka prekur mijëra persona në botë, të cilët e kanë përgëzuar të renë për iniciativën që ndërmori.

“Dëshiroja që e gjitha të ishte perfekte. Kështu me çdo kusht do të mundohesha të ecja nëpër korridor. Kjo për mua ishte ëndrra më e madhe”, tha Rosie.

Ndërkohë mësohet se dasma e Rosie dhe Marios ishte planifikuar të zhvillohej gjatë muajve të verës, por për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, çifti vendosi të shtynte datën.

Dasma u zhvillua të hënën e pesë tetorit, ku të ftuar ishin vetëm pak familjarë.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel