Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar
BERAT- Një 38-vjeçar është arrestuar për shkak se akuzohet për përndjekje.
I arrestuari është D. A., 38 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, pasi me vendimin e datës 11.06.2020, Gjykata e Shkallës së parë Berat e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Përndjekja”.
Ndërkohë në prangat e policisë së Beratit ka rënë edhe një 36-vjeçari pasi akuzohet për “Goditje për shkak të detyrës”. I arrestuari është E. Th., 36 vjeç., banues në fshatin Starovë, Berat, pasi në fshatin Velabisht, Berat, ka goditur për shkak të detyrës, me sende të forta, punonjësin e OSHEE-së, shtetasin Sh. M., 59 vjeç, banues në lagjen Barikadë, Berat.
Top Channel