Barçelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain 11/05 01:19
Vijon “debati virtual” mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta.
Ky i fundit i kërkon Ramës që të tregohet i gatshëm dhe të dalë e të përballet me të në një emision televiziv, duke ironizuar më tej shkruan: “mund të marrë edhe përforcime me vete”.
“Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu!”, shkruan Presidenti.
Teksa Meta iu drejtua mëngjesin e sotëm me një mesazh Asamblesë së PS-së, Rama e pyeti sërish se çfarë borxhi i ka Shqipëria “që duron shkallimet e tij të përditshme që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi”.
Top Channel