“Në 100 ditë, zero korrupsion”/ Hoti: Kosova është hequr nga lista e vendeve të rrezikshme

09/10/2020 15:42

Kryeministri Avdullah Hoti është përballur me kritika jo vetëm nga opozita, por edhe partnerët e koalicionit në raportimin për 100 ditshin e parë të punës.

Në fjalët hyrëse të tij, Hoti përmendi të arriturat si: uljen e shkallës së rrezikut nga pandemia, rritjen e mbështetjes financiare ndaj bizneseve dhe bujqve, aksionet për luftim të korrupsionit, sjelljen e investimeve të huaja përmes marrëveshjes në Uashington e rikthimin e marrëdhënieve strategjike me shtetet aleate.

Por, kryefjala e opozitës ishte keqmenaxhimi, ndërsa e partnerëve të koalicionit jobashkëpunimi.

Edhe në këtë seancë nuk u la pa u kërkuar dorëheqja e Qeverisë.

Top Channel