Mbi 900 viktima brenda 24 orëve/ Covid-19, si është situata në Indi

09/10/2020 08:36

Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 964 persona.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 964 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 106.490.

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 70.496 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 6.906.151. Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5.906.069.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.

Top Channel