Tani janë miliardere, por shikoni si jetonin motrat Kardashian para se të bëheshin të famshme (FOTO)

09/10/2020 13:58

Motrat e famshme Kardashian u shfaqën në ekrani si vajza me fytyra të freskëta që lulëzuan si modele, u bënë miliardere.

Por duket se përpara krijimit të “Keeping Up With The Kardashians”, jetë për Kris Khloe, Kourteny, Kim dhe Robert Jr ishte shumë e ndryshme.

64-vjeçarja Kris dhe Robert Kardashian u takuan në vitin 1973 dhe pas 5-vitesh u martuan. Në 1979 erdhi në jetë Kourtney, më pas në 1980-n Kim dhe Khloe në 1984.

Pasi u martuan, ata u zhvendosën në një shtëpi në Beverly Hills. Ajo nuk ishte e vogël, por sigurisht që shumë larg super vilave luksoze të shumta që Kardashian kanë tani, shkruan “The Sun”.

Por kjo shtëpi ka vlera sentimentale për të gjithë familjen, aq sa Kim e mori me qira banesën e fëmijërisë vitin e kaluar si një surprizë për nënën e saj, e cila shpërtheu në lot pasi e mori vesh.

“Kam marrë me qira shtëpinë tonë të fëmijërisë. Të gjitha kujtimet tona jetojnë këtu, veçanërisht me babanë. Është vendi ku lindi secili fëmijë Kardashian dhe na bëri ata që jemi”, shkruante nëna e katër fëmijëve në rrjetet sociale në atë kohë.

39-vjeçarja gjithashtu mori me qira makinat e prindërve të saj – dhe bëri targa kopje. Madje ajo u bë edhe shumë nostalgjike pasi shkruante: “Kjo ishte dita më e veçantë, nostalgjike e jetës sime dhe ne e ndjemë praninë e babait tim duke shijuar këtë ditë me ne!”.

Ndërkohë fotografitë nga fëmijëria e Kardashians tregojnë se si vajzat shpesh vishnin veshje të ngjashme apo edhe flokët i kishin të lidhura njësoj.

Në vitin 1997, Kris dhe Robert u divorcuan. Nëna e Kim u martua përsëri me Caitlyn Jenner , po atë vit. Kendall, tani 24, erdhi në jetë në 1995-s, dhe motra Kylie, tani 23, në vitin 1997.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel