Koreja e Veriut duket se po përgatitet për një paradë të madhe këtë fundjavë, për të shënuar përvjetorin e 75 të partisë së punës në vend.

Eventi që do të ndiqet me interes për ndonjë shenjë përmirësimi në aftësitë bërthamore dhe raketore të regjimit, pritet të jetë më i madhi i këtij lloji në historinë e vendit. Sipas 38 North, një faqe interneti që monitoron Korenë e veriut, imazhe të fundit nga satelitët sugjerojnë se në paradë do të marrin pjesë mijëra trupa që do të parakalojnë para liderit të tyre, Kim Jong Un.

Ato do të ndiqen nga tanke dhe mjete të blinduara, por interesi do të fokusohet tek kulmi i spektaklit, kur Kim do ti dërgojë një mesazh të fuqishëm Uashingtonit, duke prezantuar raketat e reja me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin SHBA.

Por, njohësit e Koresë së Veriut thonë se Kim duhet të gjejë një mënyrë efikase për ti kujtuar SHBA se ai ka bërë përmirësime në aftësitë raketore të regjimit, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare, por duke lënë hapur një dritare për rifillimin e bisedimeve për denuklearizimin.

Top Channel