“Vjershërim nga Kadare”/ Nisin në kala ditët poetike në Gjirokastër

09/10/2020 15:45

Poezitë e Kadaresë inicuan ditët poetike të vjeshtës në Gjirokastër.

Artistët kanë vendosur që ti japin jetë monumenteve pak të frekuentuara edhe për shkak të pandemisë dhe gjithashtu po ndërtojnë programe në funksion të sezonit të ulët.

Sjellja në kala e më shumë se 30 poezive të përzgjedhura nga Kadare nën interpretimin e aktorëve profesionistë ishte një event i organizuar në prag të përvjetorit të lindjes së shkrimtarit nën etiketimin “ Vjershërim nga Ismail Kadare”.

Gjirokastra shpalli vitin e kaluar krijimin e klubit “Miqtë e poezisë” dhe mbrëmja poetike kushtuar Kadaresë është e disata në radhën e eventeve. Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë e këtij viti që është një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, organizuar nga Universiteti i Oklahomës.

Top Channel