Falen 4200 shoferë, 6800 këmbësorë/ Deri në 15 nëntor iu kthehen paratë e gjobave, zhbllokohen 630 automjete

09/10/2020 15:01

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që u janë hequr patentat, lejet e qarkullimit, apo edhe u janë bllokuar automjetet për shkak të masave shtrënguese anti-covid, duhet të paraqiten pranë një sporteli të tillë në sektorët e policisë rrugore, në qarkun përkatës, se bashku me një numër llogarie bankare, për të tërhequr paratë e gjobave që ata kanë paguar apo dhe automjetet që u janë bllokuar nga policia.

Kam ardhur të pyes pasi e dëgjova që do falen. Unë jam gjobitur se kemi qenë tre veta në makinë. Kam paguar gjobën 70 mijë lek dhe dua që ta marr mbrapsht.

Për shkelje të rregullave anticovid qëndrojnë të bllokuara 630 automjete, njëkohësisht po aq edhe leje drejtimi të pezulluara. Këmbësorë të gjobitur për thyerje të orareve të karantinës janë 6800, ndërsa shoferë që janë ndëshkuar për shkak se kanë pasur më shumë pasagjerë në automjetet e tyre janë 3600. Kjo është falja e dytë që bën qeveria, nëpërmjet një akti normativ, pas faljes që bëri në muajin prill, ku përfituan 7107 këmbësorë që ishin gjobitur për shkak të thyerjes së karantinës, si edhe 1941 drejtues mjetesh, që u hoq patenta për tre vite dhe iu bllokuan automjetet.

Falja e gjobave përfshinë periudhën nga data 17 prill deri në datën 7 tetor 20202,. Gjithashtu është parashikuar që nëse drejtuesi i mjetit nuk ka një numër llogarie bankare, shumë e gjobës i dërgohet komisariatit apo sektorit të policisë rrugore nga buxheti i shtetit dhe më pas i dorëzohet personit që është gjobitur. E gjithë kjo procedurë e kthimit të parave duhet të kryhet brenda datës 15 nëntor 2020.

Top Channel