Foto ilustruese

Aleksandër Sinanaj, Aldo Saka, Aurel Laçku, Halil Hoti, Aleksandër Lazri janë 5 personat të cilët duhet të justifikojnë pasurinë e tyre për shkak se OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarim.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Aleksandër Sinanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”

Aldo Saka, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Aurel Laçku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Halil Hoti, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Aleksandër Lazri, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel