Revoltohet gazetarja: Shqiptarët nuk do të vdesin nga COVID-i, por nga mjekët, sepse…

09/10/2020 14:11

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, po flitet mbi situatën e krijuar nga COVID-19 dhe kostot e trajtimit të kësaj sëmundje.

Gazetarja Ermelinda Hoxhaj, ishte një prej të ftuarve në studio. Ajo u shpreh e revoltuar kur tha se “shqiptarët nuk do të vdesin nga COVID-i, por nga receta e mjekut me antibiotikët e tepërta që japin”. Më tej ajo akuzoi një pjesë prej mjekëve dhe tha se “ata bashkëpunojnë me farmacistët e marrin para për recetat e tepërta që japin”.

“Shqiptarët nuk do të vdesin nga COVID-i por nga receta e mjekut, me antibiotikët e tepërt që ata japin. Ata janë të lidhur me farmacistët dhe sa më shumë receta të japin aq më shumë lekë fitojnë. Respekte për mjekët sepse me të vërtetë janë heronjtë tanë, por disa prej tyre abuzojnë së tepërmi”, tha gazetarja.

Top Channel