Pas 25 vitesh ndërhyrje, SHBA përgatitet të zvogëlojë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme 08/09 08:21
I ashtuquajtur drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi për emërimin e Gjuriqit në këtë pozitë është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë së Serbisë.Po ashtu, në këtë mbledhje Gjuriq është liruar nga detyra e të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovën.
Si drejtues i kësaj zyreje, Gjuriq do të mbahet mend që u arrestua në vitin 2018 në kryeqytetin e Republikës së Kosovës për shkak se nuk i përfilli urdhrat e Prishtinës zyrtare.
Top Channel