E enjte, 16 Korrik 2020
20:19
Përfundon takimi Hoti-Vuçiç

Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me nikoqir përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.

20:14
FOTO/ Binjakët lindën të bashkuara, arrijnë të ndahen me sukses pas operacionit shumë orësh

Dy vajza binjake, të cilat lindën të bashkuara, i janë nënshtruar një operacioni dhe kanë arritur të ndahen me sukses.

20:08
​Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, ja çfarë u vendos

Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me nikoqir përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.

20:06
Diplomat marrin zgjidhje/ 315 studentë të Ekonomikut u sorollatën prej 1 viti në rektorat

Në 24 qershor përcollëm shqetësimin e 315 studentëve të Fakultetit të Ekonomisë, të cilët megjithëse kishin mbyllur studimet master 2017-2019, kishin një vit që nuk po pajiseshin me diplomë.

19:56
U aksidentua me motor, ndërron jetë 36-vjeçari në Shkodër

Një 36-vjeçar ka ndërrua jetë në Shkodër pas një aksidenti të rëndë. Rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

19:55
7 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak të zbulimit në Turqi

Shtatë anëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë kanë vdekur nga rrëzimi i një avioni të policisë turke në zonat malore të lindjes së vendit, tha sot ministria e brendshme vendase.

19:49
Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas motoçiklistin

Një  aksident i rëndë sapo ka ndodhur  në hyrje të qytetit Shkodrës tek Ura e Vjetër e Bunës.

19:49
Shkarkimi presidentit Meta, Top Channel siguron përmbajtjen e raportit të komisionit hetimor

55 deputetë socialist hodhën firmat për të vënë nën hetim presidentin Ilir Meta nën dyshimin e shkeljeve të rënda kushtetuese duke i marrë kompetencën kuvendi ç’dekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjes lokale.

19:44
Testi serologjik te privati, Ministria nuk e njeh/ Kompania farmaceutike: Kaloni në kufi!

Ministria e Shëndetësisë nuk ka licensuar asnjë laborator privat për të bërë testet anticovid. Pavarësisht kësaj shumë laboratore kanë filluar t’i bëjnë këto teste në fshehtësi.

19:40
Studentja që s’do marrë diplomën! 21-vjeçarja humbi jetën nga Covid-19

Viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë nuk mundi dot të gëzonte rezultatet e 3 viteve të studimit. Në universitetin ku studionte gjen heshtje. Auditore bosh.

19:28
Emrat e zonave/ Veliaj: Nga sot 62 % e Tiranës me 24 orë ujë të pijshëm

Duke filluar nga sot, zona si Kinostudio, Rruga e Dibrës, Xhamlliku, Hoxha Tahsim, Brryli, Pazari i Ri, si rruga “5 Maji”, “Siri Kodra”, Bulevardi i Ri, Don Bosko, Lapraka, Mine Peza, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, Myslym Shyri, Fusha e Aviacionit, ish-Parku i Autobusëve, NSHR-ku, Dogana, janë me 24 orë ujë në qytetin e Tiranës. 

19:25
Robotët zbulojnë rrënojën e anijes së mbytur koloniale me thesarin miliarda dollarë

Arkeologët ishin të emocionuar kur nëndetëset robot zbuluan në fund të detit të Karaibeve rrënojën e një anijeje spanjolle të epokës koloniale me vlerë të llogaritur 15 miliardë dollarë.

19:13
Investimi në Ujësjellësin e Bovillës/ Veliaj: 62% e Tiranës sot furnizohet me ujë 24 orë në ditë, do nisim aksionin për heqjen e depozitave

Tërmeti i nëntorit tregoi edhe njëherë se sa të rrezikshme ishin depozitat e ujit në tarracat e pallateve.

19:12
Kur u dashuruan ishin vajza, pas lidhjes njëra kthehet në djalë/ Çifti: Duam të japim një mesazh për…

Një grua në Kanada ka treguar për marrëdhënien tejet të veçantë që ajo ka me partneren e saj Elan.

18:54
“Mbroni interesat e shtetit, kundrejt çdo shkelësi ligjor”, kreu i KLP porosi drejtuesve të prokurorive në rrethe

Gjatë ditës së sotme, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Gent Ibrahimi, ka zhvilluar një tjetër takim me drejtuesit e prokurorive të rretheve. Në kuadër të bashkëpunimit me prokuroritë e vendit, ai është njohur nga afër me problematikat e prokurorisë së rretheve Lushnje dhe Berat.

18:39
​Covid-19, masa kufizuese të riforcuara në Gjermani

Gjermania, një prej vendeve, deri tani më të kursyera në Evropë nga koronavirusi, ka riforcuar dispozitivin e saj kundër pandemisë përballë rrezikut për një valë të dytë të importuar nga pushuesit e kthyer nga pushimet.

18:37
Yves Rausch; Nëna e “Rambos” së pyllit gjerman i lutet policisë ta lënë të qetë

Policia gjermane ishin sot në ditën e pestë të kërkimeve në një pyll të dendur për një njeri të armatosur të mbiquajtur “Rambo gjerman”, teksa nëna e të riut i lutej ta linin të qetë.

18:29
Maska e detyrueshme në ambjentet e mbyllura publike në Francë

Franca do të bëjë të detyrueshme duke filluar që prej javës së ardhshme në të gjitha ambjentet e mbyllura publike, veçanërisht në dyqane, njoftoi kryeministri Jean Castex jeudi në Senat.

18:28
‘Miratoni marrëveshjen e 5 qershorit’, tre eurodeputetët: Çdo modifikim pa konsensus rrezikon nisjen e negociatave…

Në një deklaratë të përbashkët, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (EPP, DE), Raportuesi për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) kërkuan nga Parlamenti i Shqipërisë  të miratojë me shpejtësi Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

18:15
Shoqërohen për llogari të SPAK disa punonjës të ISSH

TIRANË- Strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit ka shoqëruar disa punonjës të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

18:14
A po zëvendësohen modelet me robotet për sfilatat e modës? (FOTO)

Dizajnuesit kanë nisur të kuptojnë se shfaqjet tradicionale të modës nuk janë duke funksionuar. Ishin shumë të ngathët dhe jo në hap me ritmet e teknologjisë së pranishme.

18:01
6-vjeçari heroik që u kafshua nga qeni duke mbrojtur të motrën shpallet “Kampion Botëror”

6-vjeçari heroik Bridger Walker, i cili pati nevojë për 90 qepje pasi u kafshua në fytyrë duke mbrojtur motrën e vogël nga një qen i egërsuar, është shpallur së fundmi ‘kampion nderi i botës’ nga Këshilli Botëror i Boksit.

17:59
Ironizon ish-deputeti demokrat. Koncepti i Ramës për koalicionet, si shkarravinat e tij që i quan piktura

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

17:59
Foto/ Si u bë Zelanda e Re destinacioni i “ shpëtimit nga apokalipsi” për amerikanët gjatë kohës së Covid

Në Queenstown – një vend piktoresk s’kish që tërheq shpesh krahasime me Aspenin në Kolorado – thashethemet për të huajt që investojnë në bunkerët të cilët, i rezistojnë apokalipsit qarkullojnë prej vitesh.

17:55
Iluzione të pabesueshme, imazhet që do ju lënë pa fjalë (FOTO)

Makijazhi zakonisht përdoret për t’i bërë njerëzit edhe më të bukur seç janë.

17:40
Video tronditëse/ Nga zero në 10 milionë të prekur, si shpërtheu koronavirusi në 6 muaj në të gjithë botën

Rreth gjashtë muaj më parë, koronavirusi i ri nuk kishte as një emër. Por nga janari e tutje, virusi i rrezikshëm “shpërtheu” dhe brenda pak muajsh u përhap në gjithë botën me shpejtësi alarmante, siç tregohet nga një animacion i publikuar nga Daily Mail.

17:35
Modelja e Playboy tregon për talljet online dhe fansat që i vjedhin fotot profesionale

Modelja 23 vjeçare Tahlia Paris Polan ndan kohën e saj me Los Angeles e Las Vegas, ndërsa ka treguar së fundmi për përplasjet me fansat online që sipas saj i vjedhin fotot për t’i shitur.

17:33
E pazakontë në Greqi/ 45-vjeçari masakron me sëpatë punonjësit e tatim-taksave në Kozan, dy në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje pa precedent ka ndodhur mesditën  e se enjtes në zyrat e tatim- taksave në qytetin e Kozanit.

17:31
Akuzohet për keqmenaxhim të situatës Covid, Presidenti brazilian rrezikon gjykim nga Gjykata e Hagës

Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Brazilit Gilmar Mendes ka “alarmuar” Presidentin e Republikës, Jair Bolsonaro, për mundësinë e gjykimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për mënyrën sesi qeveria e tij po trajton pandeminë koronavirus.

17:26
​Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ndërrimi i qeverisë trimëroi kriminelët dhe zhvatësit e pasurisë publike të të gjitha llojeve. Këtë e tregojnë ngjarjet e djeshme lidhur me Telekomin.

17:22
Zbulohet marrëveshja, Pogba është gati të rinovoj me Manchester United

Sipas tabloidit të njohur anglez “The Sun”, Manchester United duket shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me Paul Pogba për rinovimin e kontratës së tij edhe për pesë sezone të tjera.

17:15
FOTO/ 5 vjeçari sulmohet nga dy qen dhe mbetet i shpërfytyruar! Nëna: Djalin ma quanin përbindësh

Një nënë në SHBA, ka rrëfyer të gjithë dhimbjen që ka përjetuar, kur djali i saj 5 vjeçar u sulmua nga dy qen “rottweilers”.

17:06
Këngëtarja australiane qëllon të dashurin me thikë në gjoks por i shpëton burgut

Kantautorja australiane Keely Eggmolesse qëlloi me thikë në gjoks të dashurin e saj pas një debati të nxitur nga alkooli, por i ka shpëtuar burgut pasi gjykatësi tha se “marrdhënia e tyre ishte toksike”.

16:56
Foto/ Si u bë Zelanda e Re destinacioni i “ shpëtimit nga apokalipsi” për amerikanët gjatë kohës së Covid

Në Queenstown – një vend piktoresk s’kish që tërheq shpesh krahasime me Aspenin në Kolorado – thashethemet për të huajt që investojnë në bunkerët të cilët, i rezistojnë apokalipsit qarkullojnë prej vitesh.

16:55
Olta Boka, nënë për herë të parë

Olta Boka është bërë nënë për herë të parë.

16:45
Borell: Pres dialog në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha se inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të zhvillojnë një dialog në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit.

16:40
FOTO/ Iu anuluan pushimet për shkak të koronavirusit, i riu e kthen oborrin e shtëpisë në “vend ekzotik”

Pandemia e koronavirusit ka mbushur me frikë shumë persona në botë, të cilët për t’iu shmangur një infektimi të mundshëm kanë zgjedhur të anulojnë pushimet këtë vit.

16:28
Gjyqi i Depp/ Dalin fotot e fytyrës me shenja të aktorit pas shuplakave të Heard

Personeli i sigurisë së yllit të Hollywood, Johnny Depp, dëshmoi sot në gjyq me foto të plagëve të aktorit, të shkaktuara nga sulmet e ish-gruas Amber Heard.

16:21
Hakerët rusë përpiqen të vjedhin studimet mbi vaksinat për virusin

Qendra Kombëtare britanike për Sigurinë Kibernetike tha të enjten se hakerë të mbështetur nga shteti rus po përpiqen të vjedhin nga institucionet akademike dhe farmaceutike të botës studimet mbi vaksinat dhe trajtimin e koronavirusit.

16:20
Kuvendi republikan, me kufizime të ndjeshme në pjesëmarrje

Republikanët në Shtetet e Bashkuara do ta kufizojnë ndjeshëm numrin e të pranishmëve në kuvendin kombëtar të partisë në Xheksonvil të Floridës në muajin gusht, për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus në këtë shtet.

16:19
Votimet në Maqedoninë e Veriut, LSDM-ja e Zoran Zaevit siguron 46 mandate

Aleanca “Ne mundemi” e drejtuar nga socialdemorkatët shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, por tabloja post-zgjedhore për formimin e qeverisë së re, mbetet e mjegullt.

15:56
Ulet mosha mesatare e vdekjeve nga koronavirusi në vend, rreth 19% janë nën 60 vjeç

Mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid -19 po ulet teksa përhapja e pandemisë në vendin tonë po përhapet me ritme te shpejta, duke zbritur tek moshat e reja.

15:51
E zbulon Lala, kjo është e ardhmja e Rashicës

Milot Rashica është duke kaluar ditët e tij të fundit te Werder Bremen pasi këtë verë do të largohet nga bardhëjeshilët të cilët ende nuk kanë rënë dakord me asnjë klub për shitjen e talentit kosovar.

15:42
Rama: 5 qershori s’ndryshon/ “Parlamenti do të votojë edhe hapjen e listave, koalicionet nuk ndalohen”

Fjalën e urtë popullore të dy këmbëve në një këpucë, kryeministri Edi Rama e përdori nga foltorja e parlamentit si përgjigje për kundërshtitë e forta të ndryshimeve kushtetuese nga kryedemokrati Basha.

15:32
Specialja e nis intervistimin, Presidenti nuk deklarohet për media

Ka nisur intervistimi i presidentit të vendit, Hashim Thaçi nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.Thaçi nuk ka folur para mediave sot gjatë hyrjes në Prokurorinë Speciale.

15:27
Prishtinë/ Ministrja Shahini, takim me homologun Ramë Likaj

Ditën e sotme në Prishtinë, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka zhvilluar një takim me homologun e saj, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, Ramë Likaj.

15:23
Covid-19 / Gjashtë viktima dhe 132 raste të reja në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive.

15:19
Mbante hapur lokalin në kundërshtim me rregullat e COVID-19, gjobë për pronarin e lokalit në Tiranë

Një 41-vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht pasi mbante hapur lokalin e tij në kundërshtim me aktin normativ për koronavirusin.

15:18
Fotot/ Bashkia Tiranë: Lista e pallateve që sipas inxhinierëve, duhet të rindërtohen nga e para në Kombinat

Paraditen e sotme, Bashkia e Tiranës zhvilloi një dëgjesë publike me inxhinierë dhe ekspertë për të dhënë vlerësimin e tyre nëse duhen prishur dhe rindërtuar nga e para, disa nga pallatet në Kombinat, të cilët u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

15:18
Deputetë pa maska në sallë/ Në mjediset e jashtme nuk respektojnë distancimin

Parlamenti zhvilloi një tender urgjent prej disa mijëra euro, për blerje maskash dhe dezinfektues, por deputetët nuk begenisën të vendosin maska në seancë plenare.

15:14
Maska me detyrim ose gjobë nga sot/ Sa po zbatohet vendimi i qeverisë në mjedise të mbyllura

Në të gjitha ambientet e mbyllura vendosja e maskës është kthyer e detyrueshme.

15:10
Detajet e reja/ Skafistët e maskuar ja mbathën nga gomonia, 120 forca policie në kërkim të tyre

Që prej orës 7 të mëngjesit policia e Vlorës, Delta Force, roja bregdetare dhe Guardia di Finanza ndoqën një gomone me tre persona në bord e cila u diktua të kryente manovra të dyshimta pranë brigjeve të ishullit të Sazanit.

15:10
Mashtrimi me ilaçin që “shëron” Covid-in/ Përgatitej me përbërës të ndaluar në vendet e BE-së dhe i rrezikshëm për shëndetit

Pandemia globale nuk i ka frenuar mashtruesit të plotësojnë artin e jashtëligjshëm të mashtrimit, kryesisht për çështje që kanë marrë formë penale në prokurori të ndryshme.

14:54
Fillon të shkrihet akulli që “sjell fundin e botës”!

Ekspertët e ndryshimeve klimatike paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, ekziston mundësia që akullnaja Thwaites në pjesën perëndimore të Antarktidës, e konsideruar si më e rëndësishmja në botë, të shkaktojë me shkrirjen e saj rritjen e nivelit të ujërave ne dete me gjysmë metri.

14:52
Vorë/ Arrestohet 22 vjeçarja, i vodhi vjehrrit 6400 dollarë

Një 22 vjeçare ka rënë në prangat e policisë.

14:48
Italia do të mbyllë kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

Italia njoftoi se do të mbyllë kufijtë e saj për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, në vazhdën e përpjekjeve për të frenuar një rigjallërim të pandemisë në vend.

14:32
Rama: Askund s’bëhet referendum për këto çështje/ Reagon Presidenca: Pse kaq frikë nga populli?

Presidenca ka reaguar fill pas postimit të kryeministrit Edi Rama, sa i takon deklaratës së bërë sot nga presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për shtyp, ku ky i fundit tha se se çdo çështje thelbësore që ka të bëjë me sistemin, patjetër që duhet të shkojë te populli duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese.

14:32
Disa me maska e disa Jo/ Parada e deputetëve drejt Parlamentit

Në seancën e sotme plenare u debatua shumë për vendosjen e maskave.

14:23
Bardhi: Ja faktet se si ndryshimet e njëanshme kushtetuese zhbëjnë marrëveshjen e 5 Qershorit

PD reagoi përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në seancë plenare.

14:07
Meta: Nëse të tjerët çmenden, do bëj detyrën time!

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nëse ndryshimet kushtetuese miratohen, do të bëjë detyrën e tij si kreu i shtetit, përballë atyre që sipas tij mund të çmenden.

14:05
Meta: Çdo çështje thelbësore të shkojë te populli/ Reagon Rama: Askund nuk bëhet referendum për këto çështje

Në konferencën e sotme për shtyp, presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se çdo çështje thelbësore që ka të bëjë me sistemin, patjetër që duhet të shkojë te populli duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese.

13:56
“Nga 2 marsi që në veshët e mi kumbon thirrja ‘shpërndaje Kuvendin!’ ”/ Meta: Sovraniteti i përket popullit

Presidenti Meta në konferencën për mediat, ndësa kërkoi reflektim për ndryshimet kushtetuese në vend, tha se“Kam që në 2 mars që në veshët e mi kumbon thirrja e popullit “shpërndaje Kuvendin!”-

13:56
“Djegia e mandateve, ide e marrë”/ Meta: S’kam dalë unë t’i bekoj

Në konferencën e sotme për mediat, presidenti Ilir Meta ceku historinë e djegies së mandateve të 58 deputetëve të opozitës, të cilën e cilësoi si një ide të marrë.

13:45
“Akt i paprecedentë, s’do njihet nga Presidenti”/ Meta: Ndryshimet kushtetuese, në kundërshtim me parimet e Venecias

Në komunikimin javor me mediat, presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se ndryshimet kushtetuese të propozuara nga deputetet e pakicës dhe të aprovuara nga mazhoranca qeverisëse janë në kundërshtim me parimet e Komisionit të Venecias.

13:28
Rama-Murrizit: Marrëveshjen duhet ta votoni, ndryshe hidhet në erë e gjitha! Nuk mund të shkojmë përtej….

Duke i kthyer përgjigje Myslim Murrizit kryeministri Edi Rama i tha se nuk mund ta mohojnë realitetin politik në vend, edhe PD si pjesë e saj, prandaj i bëri thirrje për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

13:27
Hapja e listave, reagon Meta: Lëvizja e shumicës zeron paktin e 5 qershorit

Përgjatë komunikimit javor me mediat, presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se lëvizja e shumicës për hapjen e listave zeron marrëveshjen e 5 qershorit.

13:24
3 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në spitalin e Korçës/ Dyshohet se janë dhunuar dhe grabitur

3 emigrantë të paligjshëm kanë mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.

13:20
Ndjekja e gomones/ Policia: E kapëm në Vjosë, nuk ka lëndë narkotike brenda, mund ta kenë hedhur në det

Shërbimet e Policisë Kufitare, bashkë me DVP Vlorë, Delta Forcë, Rojën Bregdetare dhe Guardia di Finanza, njoftojnë se kanë bërë të mundur gjetjen dhe bllokimin e gomones, në brendësi të lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit.

13:14
Rikthehet legjenda Tina Turner/ Remix i këngës së famshme!

Përpara pak ditësh mbushi 80 vjeç dhe nga izolimi u kthye në një formë të admirueshme.

13:05
Zëdhënësja e Komisionit Europian: Thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit të ruhet!

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero i është bashkuar partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që bëjnë thirrje për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për kodin zgjedhor.

12:59
“Vërtet këpucën e djathtë e kam 46, por…”/ Rama: Ne bëmë një lëshim të madh; kushti që mund të hidhte në erë marrëveshjen…

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke u ndalur te marrëveshja e 5 qershorit, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka dashur që t’ia fusë qeverisë këmbët në një këpucë sa u takon kushteve.

12:54
“Kjo është qarja e fundit e Lulit”/ Rama: Do i bëjmë koalicionet si bota

Kryeministri Edi Rama duke folur për lista e hapura, kolaicionet dhe marrëveshjen e 5 qershorit ndër të tjera thse:

12:48
Hajdari: Listat duhet të hapen 100%… Rama: Reflektoni për të votuar paktin e 5 qershorit

Teksa Rudina Hajdari kërkoi sot në Kuvend hapjen 100% të listave, kryeministri i vendit, Edi Rama ceku sërish gjatë fjalës së tij çështjen e listave dhe paktit të 5 qershorit.

12:39
“Nuk kam besim te Rama”/ Hajdari: Nëse flasim për hapje listash, t’i hapim të plota 100%

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari i bëri thirrje kryeministrit Rama që të mundësojë hapjen e listave 100% dhe jo në mënyrë fiktive.

12:31
“Vini maskat!”. Rama e nis fjalën me thirrje ndaj deputetëve, Rudina Hajdari shkon në foltore dhe i jep maskë: Duhet të jemi të barabartë

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në kuvend me thirrje ndaj deputetëve për të vendosur maskat.

12:27
​Konstituimi i Kuvendit të Maqedonisë brenda 20 ditësh

Më së voni 20 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve duhet të mbahet seancë konstituive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa seancën e drejton kryetari i përbërjes së mëparshme, në këtë rast Talat Xhaferi.

12:25
(FOTO)/ Belgjikë, maska e ministres së Shëndetësisë nxit reagime

Shpërthimi i pandemisë u shoqërua me shfaqjen kudo të masave mbrojtëse, ku disa qytetarë në të gjithë botën tërhoqën vëmendjen me maskat e tyre të improvizuara.

12:21
Pallatet e dëmtuara nga tërmeti, Veliaj: Fjala e fundit u takon inxhinierëve. Dëmshpërblimet i mbyllim përpara pushimeve verore

Tërmeti i 26 nëntorit të shkuar preku shumë rëndë zonën e Kombinatit në Tiranë, duke nxjerrë të pabanueshme disa pallate, të cilat sot po vlerësohen nëse duhën prishur për t’u rindërtuar, apo nëse ka mundësi për rikonstruksion.

12:11
Eksperti pret që SHBA-ja ta ketë vaksinën kundër koronavirusit në fund të 2020-ës

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci, tha se pret që SHBA-ja të ketë vaksinë kundër koronavirusit deri në fund të këtij viti.

11:59
Delta Force dhe Guardia di Finanza në ndekje të gomones, reagon Policia: E kemi pikasur që prej orës 7 të mëngjesit dhe…

Policia ka reaguar për operacionin që po zhvillohet nga Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza në ndjekje të një gomone të dyshimtë me dy persona në bord.

11:49
Vrasje me paramendim dhe drogë! Kush janë tre të piketuarit e radhës nga OFL-ja (EMRAT)

Në vijim të operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre shtetasve.

11:47
Balla: Dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit politikë do vazhdojnë. Berisha është tallur me ta

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek çështja e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë, ndërsa tha se ky proces vijon.

11:46
Kosovë/ ​Krasniqi nis inspektimin e marketeve, kërkon zbatimin e masave kundër Covid-19

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me inspektorët e tregut ka nis inspektimin te disa operatorë ekonomikë për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19.

11:43
“Minimalja të ishte për 25 vite”/ Murrizi: Absurde që njeriu që ka dhënë jetën të marrë dëmshpërblim sa për 8 vjet burg

Teksa Kuvendi shqyrton sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist’, të ndryshuar”, kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi kërkoi që dëmshpërblimi të jepet të paktën për 25 vite burg duke akuzuar qeveritë për tallje me ish-të dënuarit politikë.

11:37
Real Madrid – Villareal, formacionet e mundshme

Real Madrid dhe Villareal takohen sot në kuadër të javës së 37-të të La Ligas, në stadiumin Alfredo Di Stefano.

11:35
COVID-19, Greqi/ Rriten kërkesat nga të huajt për një pronë në vendin fqinj

Greqia e kaloi me mjaft sukses pandeminë e COVID-19, dhe tani që piku i saj kaloi në vendin tonë fqinj, ai shpreson të tërheqë turistët e huaj

11:31
Ndërpritet përkohësisht ofrimi i shërbimit në zyrat e Gjendjes Civile në Vlorë

Zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë Vlorë janë mbyllur për qytetarët, deri në datë 29 korrik 2020.

11:29
Meta dekreton 4 ligjet që lidhen me paketën penitenciare, detajet

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligjet që lidhen me paketën penitenciare të hartuar nën kujdesin e ekspertëve të caktuar nga Ambasada Britanike.

11:19
Covid-19/ Muzikë live në 2 lokale në Krujë, procedohen 2 administratorët- Gjobë 100.000 lekë

Dy administratorë lokalesh janë proceduar penalisht dhe ndëshkuar me masë administrative, pasi organizuan aktivitete me muzikë live në lokale nate, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e aktiviteteve.

11:06
Si në filma! Në ndjekje nga deti dhe ajri të gomones së dyshimtë në Vlorë, mendohet se erdhi nga Italia (video)

Një operacion po zhvillohet në Vlorë, ku Delta Force bashkë me forcat e Guardi di Finanza është në ndjekje të një gomone me dy persona brenda.

11:02
Spal – Inter, formacionet e mundshme

Inter do të ndeshet me skuadrën e Spal në kuadër të javës së 33-të në Serie A.

10:56
Gjunjëzoi botën me koronavirusin, ekonomia e Kinës rritet sërish!

Në kohën kur ekonomia e pjesës tjetër të botës mori një goditje të fortë nga koronavirusi i nisur prej saj, Kina vetë ka shënuar 3,2% rritje ekonomike gjatë tremujorit të dytë.

10:49
Shkatërrohet plantacioni i kanabisit në Greqi/ Arrestohen 6 shqiptarë- Sekuestrohen para, autovetura… (VIDEO)

Policia greke ka gjetur dhe shkatërruar një plantacion prej 3400 rrënjë kanabis në afërsi të Prevezës, në Greqinë perëndimore.

10:47
Ish-presidenti i Barçës frikësohet se Messi mund të largohet nga Camp Nou

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka pranuar se është i frikësuar nga Lionel Messi, se mund të mos e zgjasë kontratën me klubin katalanas për shkak të situatës aktuale të bordit drejtues të tij.

10:46
​Mali i Zi e vazhdoi vetëizolimin edhe për 21 ditë

Trupi koordinues kombëtar për sëmundje infektive (TKK) i Malit të Zi solli vendim me të cilin vetëizolimi për kontaktet e të infektuarve nga koronavirusi zgjatë 21 ditë, njoftojnë mediumet malazeze.

10:40
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partia e Zaev-it shpall fitoren

Lidhja Social Demokrate shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.

10:39
3 viktimat/ Detajet: Një 44 vjeçare pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit humbi jetën

Ministria e Shëndetësisë tha se situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit.

10:36
Nga Elon Musk te Kim Kardashian/ Twitter, hakerat vjedhin profilet e miliarderëve

Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates janë në mesin e figurave të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shënjestruara nga hakerat, të cilët i kanë vjedhur profilet e tyre në Twitter dhe i përdorën për të siguruar monedha digjitale.

10:32
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3 pacientë të tjerë humbën jetën, 99 raste të reja

3 pacientë të tjerë humbën jetën nga covid-19 në vendin tonë duke e çuar në 104 numrin e përgjithshëm të viktimave.

10:30
Dialogu Kosovë-Serbi/ Sot takimi Hoti-Vuçiç

Pas 20 muajsh ndërprerjeje, në Bruksel rifillon dialogu i drejtpërdrejt Kosovë-Serbi, një proces të cilin Serbia e sheh si të vështirë, ndërsa Prishtina e sheh me qëllimin final arritjen e një marrëveshjeje që të sjellë njohjen reciproke.