Mbrëmjen e së dielës çeli siparin Edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open.

Festivali vijon të organizohet sipas traditës Open Air, tek Amfiteatri i Universitetit të Arteve, dhe në taracën e Pallatit të Kulturës.

Festivali ka në qendër konkurrimin në Seksionin e filmit artistik me metrazh të gjatë, i cili plotësohen natyrshëm në gjini, tematikë dhe shtrirje me Seksionin e e Filmit të Shkurtër, Filmit Studentor dhe Filmit Dokumentar.

Filmat e paraqitur dhe të përzgjedhur për konkurrim janë seleksionuar nga afro 500 filma dhe aplikantë nga e gjithë bota prej komisioneve ndërkombëtare përkatëse.

Ndërsa festivalin e çeli premiera e filmit “cirku fluturues”.

Shfaqja e filmave do të jetë e hapur (FALAS) për publikun kryeqytetit dhe të ftuarit e Festivalit.

Top Channel