Të premten Partia Socialiste mbajti asamblenë kombëtare, ku Rama mbajti një fjalim rreth 2 orë ku sulmoi fuqishëm, presidentin Ilir Meta. Në Open në Top Channel.

Tomor Alizoti hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit duke thënë se nuk kishte një asamble politike por një budalla që bën shoë dhe galladë.

‘Unë nuk shikoj një asamble aty. Asambleja është mbledhja e një grupi personash me një ide të përbashkët që diskutojnë si të arrijnë qëllimin në mënyra të ndryshme. Aty nuk kishte diskutim.

Kishte një budalla që fliste dhe që sulmon Metën dhe Bashën. Nuk shikova një program të mirfilltë. Më shqetëson fakti se në shoqërinë shqiptare, po drejton një budalla. Në të gjithë botën, ka njerëz si Edi Rama, por nuk i lë kush të qeverisin. Ka banalizuar gjithçka’- tha Alizoti.

Ai tha se as në Korenë e Veriut nuk bëhet diçka e tillë ku dikush del bën humor e tall kundërshtarët e vet. Edhe Partinë e Punës asambletë bëheshin më të bukura- shtoi Alizoti.

Top Channel