A ndodh që fytyrat e njerëzve që janë në një marrëdhënie të fillojnë të duken të ngjashme? Shkenca jep përgjigjen

12/10/2020 18:58

Pyetja ka intriguar prej vitesh psikologët: a ndodh që fytyrat e njerëzve që janë në një marrëdhënie të gjatë të fillojnë të duken të ngjashme?

Studimet e para për këtë çështje u shfaqën në vitet 1980 dhe që atëherë janë bërë pjesë e kurseve të psikologjisë. Por, në dekadat në vijim, ideja nuk është konfirmuar dhe as refuzuar asnjëherë në mënyrë shkencore. Tani, kërkuesit në universitetin e Stanfordit në SHBA, kanë përfshirë edhe teknologjinë moderne në këtë mes. Pasi kanë analizuar mijëra foto publike të çifteve, ata besojnë se më në fund e kanë përgjigjen.

Ata rrëmuan në internet dhe krijuan një databazë fotosh nga 517 çifte, të marra në harkun kohor të dy viteve nga martesa, dhe 20 deri 69 vite më pas. Për të testuar nëse fytyrat e çifteve fillonin e afroheshin me njëra tjetrën me kalimin e kohës, kërkuesit i treguan vullnetarëve foton e një personi, shoqëruar nga gjashtë fytyra të tjera, njëra e bashkëshortit apo bashkëshortes, dhe pesë të tjerat të përzgjedhura rastësisht.

Vullnetarëve u kërkohej të rendisnin se sa të ngjashme ishin secila prej atyre gjashtë fotove me atë të individit të përzgjedhur. E njëjta gjë u bë më pas edhe me një software që njeh fytyrat. Në përfundim, psikokologët dolën në përfundimin se ndarja e jetës me dikë përcakton fytyrat e njerëzve, me dietën, stilin e jetës dhe shumë gjëra të tjera që luajnë një rol.

Por, nuk ka asnjë provë që të tregojë se ciftet duken më të ngjashme me njëri tjetrin sa më shumë që qëndrojnë bashkë. Sipas tyre, njerëzit ndoshta që prej fillimit kërkojnë partnerë që u ngjasojnë atyre ashtu sic kërkojnë bashkëshortë me vlera dhe personalitete të ngjashme.

Top Channel