Të arrestuar në Kinë/ Kanadezët habiten nga pandemia

12/10/2020 19:44

Një nga dy kanadezët që Ottava thotë se po mbahen në mënyrë arbitrare në Kinë, u qetësua pasi mori lajme nga jashtë përmes një vizite diplomatike virtuale por u habit për shkallën e pandemisë së koronavirusit.

Kanadaja njoftoi se kishte kontaktuar për të parën herë nga janari me Michael Kovrig dhe Michael Spavor, që janë burgosur në kinë prej rreth dy vitesh. Pas muajsh izolimi ekstrem, Michael u qetësua kur mori lajme nga jashtë dhe për familjen e tij- njofton bashkëshortja e Kovrig.

Ne jemi shumë të kënaqur që pavarësisht izolimit ai ishte në gjendje të mirë shpirtërore-tha më tej ajo duke shtuar se i shoqi ishte shokuar kur kish mësuar për shkallën e pandemisë së koronavirusit.

“Ai u habit kur mësoi detajet e pandemisë dhe iu duk gjithcka si në një film me zombie apo apokalips”, tha ajo.

Ambasadori kanadez në kinë mundi të siguronte akses konsullor virtual tek dy të kanadezët që janë në burg që Kinë që nga 10 dhjetori 2018. Ata u akuzuan për spiunazh qershorin e kaluar. Burgosja e tyre konsiderohet nga qeveritë perëndimore si hakmarrje për arrestimin në kanada të Meng Ëanzhou, shefes financiare të gjigandit kinez të telekomit Huaëei dhe vajzës së themeluesit të tij.

Top Channel