Krye eksperti amerikan, Fauci: Trump manipuloi reklamën

12/10/2020 19:05

Shkencëtari kryesor i qeverisë amerikane, Anthony Fauci, thotë se një klip i tij i përdorur në një reklamë të fushatës elektorale të donald trump, është i manipuluar.

Fjalët e tij, “nuk mund të imagjinoj që ndokush tjetër do të kishte bërë më shumë, për të luftuar covid 19”, duket se i referohen specifikisht presidentit Donald Trump. Por, doktor Fauci, që është përplasur më herët me Trump për covidin, po fliste në të vërtetë për veten dhe stafin përreth tij.
Eksperti i sëmundjeve infektive thotë se ai nuk ka mbështetur kurrë publikisht ndonjë kandidat politik. Reagimi vjen ndërsa presidenti Donald Trump i është rikthyer fushatës elektorale të hënën, vetëm dy ditë pasi mjekët i dhanë dritën jeshile për të vijuar me eventet publike, pas trajtimit të tij për koronavirus.

Ai përballet me demokratin Joe Biden më 3 nëntor.

Reklama 30 sekondëshe, thotë se presidenti trump po shërohet nga koronavirusi dhe po ashtu edhe Amerika, e më pas, vjen klipi i doktor Faucit që është shkëputur nga një intervistë e epidemiologut në fox news, në mars. Ajo që Fauci ka thënë në intervistë është: Unë i jam përkushtuar totalisht kësaj. Unë jam në shtëpinë e bardhë çdo ditë, për të biseduar me task forcën. Çdo ditë. Ndaj, nuk mund të imagjinoj, që në këto rrethana, ndokush do të mund të bënte më shumë”.

Top Channel