Makina që përplasi 20-vjeçaren

Një aksident tragjik ka ndodhur në Elbasan, ku si pasojë një 16-vjeçare ka humbur jetën.

Në unazën jugore të Elbasanit një automjet tip “Golf” ka përplasur një 16 vjeçare për vdekje, e cila ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

16-vjeçarja mësohet se ka qenë e shoqëruar nga prindërit dhe motra, ne momentin e aksidentit. Por vetëm ajo ka tentuar të kalojë rrugën, që rezultoi dhe fatale për të.

Elbasan/Informacion paraprak

Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel