Britania, karantinë në 3 nivele/ Johnson konfirmon shtimin e masave pas katërfishimit të rasteve me Covid-19

12/10/2020 20:03

Boris Johnson konfirmoi sot se pas dy ditësh, Anglia duke filluar nga mbrëmja e së mërkurës do t’i nënshtrohet karantinimeve lokale me tre nivele: të mesme, të larta dhe shumë të larta.

Njoftimi vlen vetëm për Anglinë e jo për Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, pjesë të Britanisë së Madhe, pasi janë kryeministrat ose ministrat kryesorë të këtyre pjesëve të vendit që kanë prerogtivën ekskluzive për kësi vendimarrjesh për vendet e tyre.

Liverpuli është qyteti i cili do të jetë në nivelin më të lartë, ku do të mbyllen pabet, restorantet, palestrat e gjithçka tjetër, pasi spitalet në atë qytet janë në gjendje kritike.

Katërfishimi i rasteve të infektimeve përbën një realitet të hidhur, tha Boris Johnson ku aktualisht ka më shumë njerëz të shtruar në spitale me sëmundjen, sesa para se Britania të hynte në lockdoën (mbyllje, karantinë) total, në muajin mars.

Por dyqanet që shesin mallra esenciale, shkollat dhe univeristetet do të mbeten të hapura. Ndërkaq, për momentin jugu i Anglisë është disi më mirë me gjendjen e Covid-it dhe mbetet të shihet se çfarë masash do merren për 9 milionë banorët e Londrës.

Top Channel