Ja kush duhet të shkojë në Parlament/ Prof. Përparim Kabo profilizon deputetin efektiv

12/10/2020 20:14

Profesori i mirënjohur Përparim Kabo ishte i ftuar në emisionin “Top Talk”.

Gjatë fjalës së tij ai e shprehu hapur pakënaqësinë që ka me parlamentin aktual dhe profilizoi sipas tij deputetin “ideal”.

Denis Dyrnjaja: Profesor, diku në fakt mua më kujtohet që kemi pasur në parlament, shumë profesorë, ekonomistë, juristë, me tituj shkencorë dhe realë. Tani kemi njerëz me tituj shkencorë por nuk i dëgjojmë fare në parlament, nuk ua njohim as zërin, por edhe kur i dëgjojmë ata lënë shumë për të dëshiruar. A duhet të vendosim ndonjë kriter kushtëzues për kulturën e përgjithshme para se këta njerëz të bëjnë betimin si deputet edhe nëse nuk dijet bazike të s’kualifikohen. Sepse kështu si ka ardhur puna mjafton të mbledhësh votën, të jesh një analfabet dhe të futesh në tempullin ligjbërës.

Përparim Kabo: Kjo është shumë e drejtë, i pari që ka përcaktuar kritere në mënyrë shkencore është babai i sociologjisë moderne Maks Verber, i cili thotë një administratë publike, e këtu përfshinë edhe nivelet më të lartë, siç është organi ligjvënës, parlamenti ka nevojë të ketë tri lloje shërbërësish. Janë menaxherët e karrierës janë politikanët që kanë kaluar nga shtegu i menaxherit dhe eruditët. Pra këto kritere duhet të ishin bazë për çdo parti politike. Elementi tjetër është, se në një vend që kërkon të kalojë nga një vend i prapambetur në një vend të zhvilluar, ndryshimi i dëshiruar nga masa e gjerë e njerëzve, nga shoqëria, nga partnerët e brendshëm dhe të jashtëm nuk vijnë në mënyrë afatshkurtër dhe nuk mund të vijë me atë që quhet projekte. Shqipëria ka nevojë për një riformim të bazuar nga një strategji kombëtare. Një strategji kombëtare zgjat më shumë se mandati, një apo dy mandate, maksimumi tre mandate që mund të marrë një parti politike. Ajo mund të kapë një periudhë 30-vjeçare, 40-vjeçare. Atëherë kur bien dakord për këtë strategji kombëtare, palët politike duhet të bien dakord edhe për 2-3 gjëra. E para, cila është fatura financiare dhe kush duhet ta paguajë. E dyta, cilat janë burimet njerëzore dhe si duhet t’i sigurojmë ata. Le të vijmë konkretisht, nëse një forcë politike cilado qoftë ajo, ajo që do ta mbajë dhe ajo që do ta marrë, nuk bëjnë pozicionim partiak, lakmoi ta marri pushtetin apo ta mbajë atë. Qytetari pyet a do të zhvillohet vendi dhe zhvillimi fillon nga zhvillimi ekonomik. Ne jemi një gjendje shumë të rëndë ekonomike që pohohet nga të dyja palët dhe nga ata që e kanë pushtetin dhe ata që tentojnë ta marrin. Sepse deficiti buxhetor është rritur dhe e ka kaluar atë që ka përcaktuar marrëveshja e Mastritit, 6%. Borxhi i jashtëm është rritur dhe e ka kaluar atë që e ka vendosur Mastriti, 60%, flitet që është 82 %. Gjëja më e rëndësishme për atë që do të marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme është dalja nga kjo gjendje krize. Po si do bëhet kjo? Duhen bankierë, financierë, njerëz që kanë idenë si zhvillohet ekonomia, si zgjerohet tregu, si rritet investimet e brendshme, të jashtme, si zhvillohet vendi duke shfrytëzuar burimet tokësore e nëntokësore, si mbrohet fondi i tokës.

Top Channel