Kombëtarja shqiptare nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me kazakistanin duke dalë nga fgusha e lojës me vetëm 1 pikë. Kuqezinjtë i patën shanset e tyre por nuk mundën t’i shfrytëzojnë dhe për Lorenc Trashin kjo ishte keqardhja më e madhe  për këtë ndeshje të cilën skuadra jonë kombëtare mund ta fitonte.

Trashi: “Besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, pavaresisht rezultatit duhet të kishim shfrytëzuar rastet e krijuarta, I kishim mundësitë që të merrnim 3 pikë luajtëm më mirë, krijuam më shumë raste, mund të kishim fituar.”

Në sfidën me Kazakistanin lojtarë si Broja dhe Kallaku bënë debutimin e tyre me kombëtare dhe për Trashbn skuadra ka fituar dy elementë të çmuar.

Trashi:“Për lojtarët e rinj kanë bërë një ndeshje të mirë debutuesit si Broja ashtu edhe Kallaku. Shpresoj që të vijojnë me këto ritme, besoj se kombëtarja ka fituar 2 elementë të rinj”

Ndërsa Taulant Seferi ka shprehur besimin e tij se Kombëtarja do të mund të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen me Lituaninë dhe pse jo të fitojë grupin

Seferi: “Kam besim te grupi ynë dhe atmosfera është  e mire bashkë me të rinjtë që kanë ardhur, Ka kualitet në skuadër dhe shpresoj që të dalim të parët në grup.”

Ndërkaq Kombëtarja ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në Almaty përpara nisjes drejt Lituanisë. Ishte një stërvitje e lehtë ku morën pjesë lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Kazakistanit.

Gjendja në përgjithësi e futbollistëve është e mirë me përjashtim të Abrashit që pësoi një dëmtim në kavilje ndeshjen e së dielës  dhe është në dyshim për ndeshjen me Lituaninë që do të luhet të mërkurën dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb.

 

Top Channel